Prishtinë, 01 tetor, argument.mk/ – Italia po përgatitet të marrë sërish komandën e misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë.
Gjeneralmajori Roberto Vergori, një oficer i Ushtrisë Italiane me përvojë të gjerë në njësitë ajrore dhe në misione ndërkombëtare është caktuar si komandanti i ardhshëm i forcës shumëkombëshe të Aleancës së Atlantikut.
Procesi i kalimit tek udhëheqja e re do të mbahet në selinë e KFOR-it në Prishtinë më 14 tetor, në ora 11:00.
Gjeneralmajori i Ushtrisë turke Özkan Ulutash do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë italiane Roberto Vergori.
Admirali George M. Wikoff, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, do të kryesojë ngjarjen.

