By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Kosova i plotëson kriteret për statusin e vendit kandidat në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti: Kosova i plotëson kriteret për statusin e vendit kandidat në BE
Kosovë

Kurti: Kosova i plotëson kriteret për statusin e vendit kandidat në BE

admin
Last updated: 01/10/2026 15:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 01 tetor, argument.mk/ – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Konventën për Tranzitin e Përbashkët, si dhe integrimin në organizatat evropiane të standardizimit dhe në kornizën evropiane të akreditimit, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se këto hapa do të mundësonin lëvizjen më të shpejtë të mallrave dhe uljen e kostove ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kreu i Qeverisë ka deklaruar se, sipas raporteve vjetore të Komisionit Evropian, Kosova nuk ka shënuar kthim prapa në asnjërën nga 33 fushat e politikave, ndërsa përparimi është vlerësuar nga i kufizuar deri në të mirë.Kurti ka rikujtuar se në dhjetor bëhen katër vjet nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai ka vlerësuar se, bazuar në meritë, Kosova i plotëson kriteret për statusin e vendit kandidat dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

“Të nderuar gazetarë, në takimin tonë i kërkova presidentes von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në Konventën për Tranzitin e Përbashkët, ku tashmë janë anëtarësuar tre nga fqinjët tanë, që mallrat të lëvizin më shpejt dhe me kosto më të ulët ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kërkova gjithashtu integrimin e Kosovës në organizatat evropiane të standardizimit dhe në kornizën evropiane të akreditimit. Sot Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor jashtë marrëveshjes evropiane për njohjen e ndërsjellë të akreditimit, ndonëse ne tashmë i zbatojmë standardet evropiane me kosto shtesë për bizneset tona”, tha ai.

“Hapja e këtyre dyerve do të na shndërronte harmonizimin tonë me rregullat e BE-së në qasje reale në tregun unik. Kosova ka treguar se çfarë mund të bëjë. Me më shumë dyer të hapura mund të arrijë edhe më shumë. Në raportet vjetore të Komisionit, Kosova nuk ka shënuar kthim mbrapa në asnjërën nga 33 fushat e politikave, me përparim që varion nga i kufizuar deri në të mirë. Në dhjetor mbushen katër vjet që kur Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Bazuar në meritë, Kosova i plotëson kriteret për statusin e vendit kandidat dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Natyrisht, sfida ka gjithmonë dhe në këtë botë të re nuk mungojnë sfidat e reja. Por përparimi ynë është i qartë. Zonja presidente, llogarisim në mbështetjen tuaj që të flisni hapur për nevojën e Kosovës që t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe që t’i bëni thirrje Këshillit të kërkojë opinionin e Komisionit për aplikimin tonë”, tha Kurti.

You Might Also Like

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Von der Leyen për nismën e PDK-së: I takon Kosovës të vendosë, rëndësi ka pavarësia e gjyqësorit

Von der Leyen: Asgjë nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, aktgjykimi në Hagë ka të bëjë me përgjegjësinë individuale

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Kurti pret në takim Ursula von der Leyen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MEPSO nis modernizimin e trafostacioneve, investime edhe në Shkup 4
Next Article “Universalja” s’do të marrë emrin e Vlado Janevskit, propozimi rrëzohet në Këshillin e Shkupit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?