By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova ndër vendet me më pak makina në Evropë, vetëm 241 automjete për 1.000 banorë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kosova ndër vendet me më pak makina në Evropë, vetëm 241 automjete për 1.000 banorë
Kosovë

Kosova ndër vendet me më pak makina në Evropë, vetëm 241 automjete për 1.000 banorë

admin
Last updated: 02/10/2026 09:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 02 tetor, argument.mk/ – Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e po rritet, sërish një pjesë e madhe e shqiptarëve pohojnë se nuk e përballojnë sot blerjen e një automjeti.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, 41% e shqiptarëve deklaruan në vitin 2023 se nuk mund të përballojnë blerjen e një makine personale. Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo e mesatares së Bashkimit Europian, prej 5.6% në vitin 2023 dhe 5.5% në 2025-n.

Shifra është më e larta dhe në rajon. 16% e serbëve deklaruar në 2023-n se nuk blinin dot një automjet. Në 2025-n treguesi ra lehtë në 15%.

Në Maqedoninë e Veriut vetëm 13% nuk mund të blejë automjet, sipas të dhënave që i referohen vitit 2024. Në Mal të Zi, përqindja është akoma më e ulët, vetëm 8.9% në 2024-n. Të dhënat për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën mungojnë.

Përqindja më e lartë e shqiptarëve që deklarojnë që nuk blejnë dot makinë është nga personat që janë vetëm, me 66% të meshkujve të saj kategori dhe 88% të femrave.

Ndonëse vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i mjeteve në qarkullim, me rreth 100 mijë makina që janë regjistruar për herë të parë përkatësisht në 2024 dhe 2025, sërish Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë.

Sipas të dhënave të tjera nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR) në fund të vitit 2025, në vend kishte gjithsej 847 mijë autovetura personale në qarkullim.

Në raport me popullsinë, më shumë se një në tre banorë kanë një veturë, ose 360 autovetura për 1000 banorë. Kjo shifër është gati sa gjysma e mesatares së Bashkimit Europian prej 578 makina për 1000 banorë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.

Megjithatë, pas rishikimit në ulje të popullsisë, Shqipëria ka ikur nga fundi i listës dhe renditet e treta në rajon, pas Malit të ZI (442) dhe duke iu afruar Serbisë (394), teksa ka lënë pas Maqedoninë e Veriut (338) dhe Bosnjën (338).

Në Europë, më pak makina kanë Kosova (241) dhe Turqia (203).

Rekordin e mban Italia, me 709 makina për 1000 banorë, e ndjekur nga Finlanda (671), Qipro (670).

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2025, 5,5% e popullsisë së Bashkimit Europian nuk mund të përballonte një makinë për përdorim personal, sipas Eurostat. Përqindja më e lartë u regjistrua në Finlandë, me 11,3%, e ndjekur nga Hungaria me 10,4% dhe Bullgaria me 10,0%.

Në anën tjetër, nivelet më të ulëta u shënuan në Qipro (1,6%), Slloveni (1,7%) dhe Kroaci (2,6%). Treguesi mat pjesën e popullsisë që jeton në familje të cilat deklarojnë se nuk kanë mundësi financiare të zotërojnë një makinë për përdorim personal.

You Might Also Like

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet

Ramadani paralajmëron kallëzim penal ndaj U.D. Presidentes për propozimin e Auditores së Përgjithshme

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parashikimi i motit për sot
Next Article Kurti merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për fuqizimin e grave
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?