By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE: Evropa duhet të përgatitet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > BE: Evropa duhet të përgatitet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj
Bota

BE: Evropa duhet të përgatitet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj

admin
Last updated: 02/10/2026 10:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 02 tetor, argument.mk/ – Komisari Evropian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) ka nevojë për NATO-n për t’iu përgjigjur kërcënimeve të sigurisë në krahun e tij lindor, por Evropa duhet të përgatitet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj, ndërsa SHBA-ja po zhvendos burimet drejt rajonit Indo-Paqësor.

“Është shumë e qartë pse kemi nevojë për NATO-n, sepse kemi kërcënime shumë të qarta në kufirin tonë lindor, Rusinë dhe Bjellorusinë”, tha Kubilius në një konferencë të organizuar nga think-tanku “Friends of Europe” në Bruksel.

Ai paralajmëroi kundër supozimit se SHBA-ja do të ruajë pafundësisht nivelin aktual të pranisë së saj ushtarake në Evropë. Kubilius tha se fokusi strategjik i Washingtonit po përcaktohet gjithnjë e më shumë nga fuqia në rritje e Kinës dhe zhvillimet në rajonin Indo-Paqësor, gjë që, sipas tij, do të kërkojë nga SHBA-ja të zhvendosë burime nga Evropa.

“Pikërisht për këtë arsye ata po na kërkojnë të zhvillojmë kapacitetet tona dhe të jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë kryesore në kontinentin evropian ndërsa ata do të mbajnë përgjegjësinë dytësore”, tha ai.

“E kuptoj se do të shohim vërtet shumë më pak amerikanë këtu, në kontinentin evropian. Jo sepse nuk na duan më, por sepse duhet të zhvendosen drejt Indo-Paqësorit”, shtoi ai.

Kubilius tha se për këtë arsye BE-ja duhet të forcojë kapacitetet e saj të mbrojtjes, si në aspektin material, ashtu edhe në atë institucional. “Doktrinat tona, përfshirë politikën e jashtme dhe mbrojtjen, institucionet tona dhe proceset tona vendimmarrëse, të cilat u krijuan gjatë kësaj periudhe, nuk janë më të përshtatshme për situatën e sotme”, tha ai.

Sipas tij, Evropa ka nevojë për mekanizma më të fuqishëm për vendimmarrje kolektive, krahas rritjes së kapaciteteve ushtarake. Një Bashkim Evropian i ardhshëm i Mbrojtjes duhet të bashkojë vendet në të gjithë kontinentin dhe të përfshijë Ukrainën dhe Kanadanë, tha ai.

Kubilius propozoi shqyrtimin e një formati më të vogël vendimmarrës, potencialisht të modeluar sipas konceptit E5 Plus (Grupi Evropian i Pesë vendeve), duke u mundësuar edhe vendeve më të vogla të marrin pjesë në mënyrë të alternuar.

You Might Also Like

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Macron kërkon bashkëpunimin e G7 për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

Tre të arrestuar me dyshimin për sulm terrorist

BE kundërshton kërcënimet e SHBA-së për rezervat e naftës

Bashkëpunimi shumëpalësh bën që qeverisja globale të japë rezultate konkrete

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ujësjellës-kanalizime Tiranë, rritje e performancës gjatë vitit 2025
Next Article 2 000 të arrestuar pas protestave masive
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?