By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Debutoi me Kosovën, paraqitja e Dion Kacurit në statistika
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Debutoi me Kosovën, paraqitja e Dion Kacurit në statistika
Sport

Debutoi me Kosovën, paraqitja e Dion Kacurit në statistika

admin
Last updated: 02/10/2026 12:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mesfushori Dion Kacuri e ka shënuar debutimin me fanellën e Kosovës në ndeshjen ndaj Izraelit, duke zhvilluar një paraqitje solide në 59 minutat e tij të para me Dardanët. Statistikat e mesfushorit janë vlerësuar me notën 7.0.

Dion Kacuri ka bërë debutimin e tij me Kombëtaren e Kosovës në përballjen ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve, e cila u mbyll pa gola, 0-0. Mesfushori i ri u aktivizua në formacionin titullar dhe qëndroi në fushë për 59 minuta, para se të zëvendësohej.

Sipas statistikave të faqes së specializuar Sofascore, Kaçuri e përfundoi debutimin me notën 7.0, duke qenë një prej futbollistëve që pati angazhim të rëndësishëm në mesfushën e Dardanëve.

 Formacioni titullar i Kosovës ndaj Izraelit

Në aspektin e pasimeve, 19-vjeçari ishte mjaft i saktë, duke kompletuar 38 nga 41 pasime, ndërsa realizoi me sukses të katër pasimet e gjata që tentoi, pra 4/4.

Kacuri regjistroi gjithashtu 49 prekje të topit, ndërsa pati tri gjuajtje, prej të cilave një ishte në kuadër të portës. Ai realizoi edhe një driblim gjatë minutave të tij në fushë.

Paraqitja ndaj Izraelit ishte një moment i veçantë për Kacurin, i cili tashmë ka regjistruar ndeshjen e parë me fanellën e Kosovës dhe është një tjetër prej futbollistëve të rinj që po marrin hapësirë te Dardanët.

Për Kacurin, ky është vetëm fillimi i rrugëtimit me Kombëtaren e Kosovës, ndërsa paraqitja e tij në Debrecen i dha përzgjedhësit Franco Foda një tjetër opsion në mesfushë për ndeshjet e ardhshme.

You Might Also Like

Ylli i madh i Man Utd në radarët e Barcelonës dhe Atletico Madridit

Messi distancohet nga drejtuesit e futbollit argjentinas për të mbrojtur imazhin e tij

KM LIRIA kualifikohet për medaljen e bronztë në France Pro League 2026

Real Madridi refuzon ofertën prej 60 milionë eurosh për Endrickun

Agim Ademi thirrje yjeve shqiptarë: Nëse jo te Kosova, shkoni te Shqipëria

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ish-burri i Halle Berryt pretendon se aktorja e ka sulmuar fizikisht djalin e tyre dhe po kërkon kujdestarinë e plotë të tij
Next Article Të dy koncertet e Kanye West me biletat e shitura në Rusi anulohen, simboli nazist dhe polemikat ndikuan në vendim
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?