By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu: Sejdiu mund të rikthehet në garë për president, nëse 6 deputetët e LDK-së garantojnë qëndrimin në sallë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Haxhiu: Sejdiu mund të rikthehet në garë për president, nëse 6 deputetët e LDK-së garantojnë qëndrimin në sallë
Kosovë

Haxhiu: Sejdiu mund të rikthehet në garë për president, nëse 6 deputetët e LDK-së garantojnë qëndrimin në sallë

admin
Last updated: 02/10/2026 14:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 02 tetor, argument.mk/ – Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të rikthehet në garën për president të Kosovës nëse gjashtë deputetët e LDK-së që nuk e kanë mbështetur kandidaturën e tij garantojnë se do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit gjatë procesit të votimit, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka deklaruar se Sejdiu është tërhequr nga gara për shkak të mungesës së mbështetjes së këtyre deputetëve, ndërsa ka theksuar se marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për kandidaturën e tij nuk është prishur.

“Sa i përket kandidatit për president, ai është zoti Bekim Sejdiu. Ai është tërhequr prej garës sepse nuk e ka pasur mbështetjen e 6 prej deputetëve të LDK-së nuk e kanë mbështetur. Ne nuk jemi tërhequr nga marrëveshja. Unë jam e bindur që në qoftë se do të ketë, si me thënë, deklarim që do të qëndrojnë në sallë, atëherë jam e bindur që zoti Sejdiu do të rikthehet. Ai është tërhequr për shkak se nuk i ka pasur votat”, tha ajo.

Haxhiu ka thënë se rikthimi i Sejdiut në garë do të ishte i mundur nëse sigurohet mbështetja e nevojshme në Kuvend, ndërsa ka vlerësuar integritetin profesional dhe moral të kandidatit.

“Unë mendoj që në qoftë se ka garanci që janë 2/3-at në Kuvend, mendoj që do të rikthehet. Unë kam vlerësuar që ai ka pranuar që të jetë kandidat i përbashkët i Vetëvendosjes dhe i LDK-së dhe çmoj integritetin e lartë profesional dhe moral që zoti Sejdiu ka shërbyer me dinjitet kudo që ka qenë, prandaj edhe kam konsideruar që një figurë e tillë është pikërisht për këtë pozicion të presidentit”, tha ajo.

Ndërkaq, Haxhiu ka thënë se negociatat për tejkalimin e situatës politike i drejton kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ndërsa ka bërë thirrje për qasje serioze dhe konstruktive nga partitë politike.

“Megjithatë, çështjen e negociatave e drejton Kryeministri Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, dhe pikërisht nga ato takime mund të dalin çështje të cilat janë të rëndësishme për të ecur para dhe për të mos e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Më besoni që gabimi më i madh që do të mund ta bënim tani për tani, sidomos pas vendimit të Hagës, do të ishte që ta çonim vendin në zgjedhje të parakohshme, prandaj unë ftoj partitë politike për qasje serioze dhe konstruktivitet në këtë drejtim”, tha ajo.

You Might Also Like

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet

Ramadani paralajmëron kallëzim penal ndaj U.D. Presidentes për propozimin e Auditores së Përgjithshme

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski para von der Leyen: Maqedonia i përmbush detyrimet është koha që Evropa të sigurojë proces të drejtë pa kushte të reja
Next Article Nufi pret ambasadorin Wendt: Krah për krah me SHBA për lirinë, sigurinë dhe paqen
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?