By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bashkëpunimi shumëpalësh bën që qeverisja globale të japë rezultate konkrete
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Bashkëpunimi shumëpalësh bën që qeverisja globale të japë rezultate konkrete
BotaKina

Bashkëpunimi shumëpalësh bën që qeverisja globale të japë rezultate konkrete

admin
Last updated: 02/10/2026 14:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Pekin, 02 tetor, argument.mk/ – I dërguari i përhershëm i Kinës në OKB, Fu Cong, tha të enjten në debatin e përgjithshëm të Komitetit të Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Kina kundërshton politizimin, instrumentalizimin dhe përdorimin e të drejtave të njeriut si armë politike.
Fu Cong tha se çdo vend ka të drejtë të zgjedhë në mënyrë të pavarur rrugën e vet për zhvillimin e të drejtave të njeriut, të marrë pjesë, të vendosë dhe të përfitojë në mënyrë të barabartë në çështjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ai bëri thirrje për respektimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, përfshirë barazinë sovrane dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme. Çështjet e të drejtave të njeriut duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë, objektive dhe jopërzgjedhëse. Duhet të kundërshtohen standardet e dyfishta dhe imponimi ndaj të tjerëve, si edhe politizimi, instrumentalizimi dhe përdorimi i të drejtave të njeriut si armë politike, duke forcuar besimin dhe vullnetin e komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur sistemin shumëpalësh të të drejtave të njeriut.

I dërguari i Kinës tha se përmirësimi i jetesës së njerëzve në të gjitha vendet, duhet të jetë pikënisja dhe synimi përfundimtar i përpjekjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Mosmarrëveshjet dhe çështjet e ndërlikuara ndërkombëtare duhet të zgjidhen me mjete paqësore, kurse të drejtat e njeriut duhet të mbrohen përmes sigurisë, të promovohen përmes zhvillimit dhe të çohen përpara përmes bashkëpunimit. Duhet të thellohet dialogu mes qytetërimeve dhe të shtohen shkëmbimet mes njerëzve të vendeve të ndryshme, duke nxitur të drejtat e njeriut përmes bashkëpunimit.

Fu theksoi se pa një rend ndërkombëtar i qëndrueshëm nuk mund të ketë mbrojtje efektive të të drejtave të njeriut dhe se, pa bashkëpunim të vërtetë shumëpalësh, qeverisja globale në këtë fushë nuk mund të japë rezultate konkrete. Ai bëri thirrje që angazhimet ndaj multilateralizmit të zbatohen në praktikë dhe të ndërtohet një sistem global i qeverisjes së të drejtave të njeriut më i drejtë dhe më i arsyeshëm.

You Might Also Like

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Macron kërkon bashkëpunimin e G7 për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

Tre të arrestuar me dyshimin për sulm terrorist

BE kundërshton kërcënimet e SHBA-së për rezervat e naftës

Putin: I gatshëm për bisedime me Ukrainën, por kushte të pranueshme

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izet Mexhiti: Tek Saat Kulla nuk është rregulluar vetëm asfalti është rindërtuar e gjithë infrastruktura
Next Article Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?