By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ramadani paralajmëron kallëzim penal ndaj U.D. Presidentes për propozimin e Auditores së Përgjithshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ramadani paralajmëron kallëzim penal ndaj U.D. Presidentes për propozimin e Auditores së Përgjithshme
Kosovë

Ramadani paralajmëron kallëzim penal ndaj U.D. Presidentes për propozimin e Auditores së Përgjithshme

admin
Last updated: 02/10/2026 16:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 02 tetor, argument.mk/ – Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kundërshtuar propozimin për (ri)emërimin e Vlora Spancës në pozitën e Auditores së Përgjithshme të Kosovës, duke pretenduar se procedura është në kundërshtim me Ligjin për Auditorin e Përgjithshëm.

Ramadani ka thënë se Ligji nr. 05/L-055 nuk parasheh vazhdim automatik të mandatit dhe se për emërimin e Auditorit të Përgjithshëm kërkohet një proces i hapur, i paanshëm dhe transparent i përzgjedhjes dhe intervistimit. Ligji përcakton gjithashtu se Auditorin e Përgjithshëm e emëron Kuvendi, me propozim të Presidentit.

“Ligji nuk lejon vazhdim automatik të mandatit. Çdo emërim kërkon që propozimi të bëhet pas një procesi të hapur, të paanshëm dhe transparent të përzgjedhjes dhe intervistimit”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka ngritur gjithashtu pretendime lidhur me përmbushjen e kritereve ligjore nga kandidatja, duke iu referuar, siç ka thënë, informatave të sinjalizuesve të mbrojtur me ligj për një hetim penal të mundshëm ndaj saj.

Ramadani ka bërë të ditur se për verifikimin e këtyre pretendimeve u është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ligji për Auditorin e Përgjithshëm përcakton ndër kriteret për këtë pozitë që kandidati të mos jetë subjekt i një hetimi për kryerjen e veprës penale, të mos jetë nën procedurë penale dhe të mos jetë dënuar nga një gjykatë kompetente për vepër penale.

Deputeti i Aleancës ka ngritur edhe çështjen e kompetencave të ushtrueses së detyrës së Presidentes lidhur me propozimin.

“Propozimit i paraprin procesi, ndërsa vendimmarrja i takon Kuvendit”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, konkursi i fundit për pozitën e Auditorit të Përgjithshëm është shpallur më 14 prill 2021.

Ramadani i ka bërë thirrje Kuvendit që ta refuzojë propozimin dhe të kërkojë zhvillimin e një procedure të hapur në përputhje me kërkesat ligjore.

Në fund, ai ka paralajmëruar edhe kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së Presidentes.

“Do të paraqes kallëzim penal ndaj U.D. Presidentes për shkelje ligjore, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Ramadani.

You Might Also Like

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend
Next Article Mickoski pas takimit me von der Leyen: Erdhi koha që BE të na japë mbështetje më të fortë në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?