By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Largimi i Ronaldos shkaktoi reagime të mëdha, dy yjet e Portugalisë thyejnë heshtjen për rastin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Largimi i Ronaldos shkaktoi reagime të mëdha, dy yjet e Portugalisë thyejnë heshtjen për rastin
Sport

Largimi i Ronaldos shkaktoi reagime të mëdha, dy yjet e Portugalisë thyejnë heshtjen për rastin

admin
Last updated: 02/10/2026 16:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nuno Mendes dhe Gonçalo Ramos janë bërë lojtarët e parë të Portugalisë që kanë komentuar publikisht largimin e Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i Kombëtares në fillim të kësaj jave.

Ronaldo, 41-vjeçar, kishte vendosur të vazhdonte të luante për Portugalinë edhe pas Kupës së Botës dhe ishte titullar në fitoren 2-1 ndaj Uellsit në Ligën e Kombeve muajin e kaluar. Megjithatë, në fitoren ndaj Norvegjisë qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes, pa u aktivizuar.

Të mërkurën, ai u kthye në shtëpi, duke deklaruar se të vërtetën për largimin e tij do ta zbulonte “në kohën e duhur”.

Përzgjedhësi Jorge Jesus, i cili e ka drejtuar Ronaldon edhe te Al Nassr, ka mohuar se mes tyre ka pasur ndonjë përplasje. Ndërkohë, Mendes dhe Ramos janë bërë futbollistët e parë të Kombëtares që kanë folur për këtë situatë.

Mendes deklaroi se nuk u takon lojtarëve të vendosin nëse Ronaldo do të rikthehet në Kombëtare, por theksoi se do ta mirëprisnin çdo futbollist që dëshiron të luajë për Portugalinë.

“Ai është lojtar i Kombëtares dhe ne jemi më shumë të përqendruar në atë që duhet të bëjmë tani dhe në atë që trajneri dëshiron të na përcjellë”.

“Sa i përket pjesës tjetër, nuk na takon neve të vendosim. Jemi këtu për ta mirëpritur çdo lojtar që i bashkohet ekipit”, deklaroi Mendes.

Një qëndrim të ngjashëm shprehu edhe sulmuesi i Milanit, Ramos, gjatë intervistës pas ndeshjes.

“Kjo histori nuk ka ndikuar tek ne. Ne dëshirojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Dhe pikërisht këtë bëmë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, mbrojtësi Renato Veiga deklaroi më vonë se ishte udhëzuar të mos fliste për Ronaldon.

“Jam shumë i afërt me Cristiano Ronaldon dhe ai e di se kam shumë dashuri për të. Por më është kërkuar të mos flas për këtë çështje. Nuk mund të flas për të”, deklaroi Veiga.

You Might Also Like

Kosova nis përgatitjet për Austrinë pas barazimit me Izraelin

Vinicius Junior e pranon formën e dobët mes vështirësive të Real Madridit

Barcelona nuk heq dorë nga ylli i Ligës Premier, Flick e do me çdo kusht në ekipin e tij

Federata Portugeze dëshiron të pajtohet me Ronaldon, do të organizojë një takim

“Klubi është i pafajshëm”: Man City konfirmon apelimin, seanca dëgjimore brenda 12 javësh

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Noizy dhe Blerim Destani do të marrin pjesë në ZFF Masters në Cyrih për filmin “Blood Money”
Next Article Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?