By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Musliu-Shoshi: Kuvendi ta votojë sot ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Musliu-Shoshi: Kuvendi ta votojë sot ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Kosovë

Musliu-Shoshi: Kuvendi ta votojë sot ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

admin
Last updated: 03/10/2026 10:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 3 tetor argument.mk/ – Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka kërkuar që Kuvendi ta nisë sot procedurën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, pasi Qeveria e ka dërguar draftin në Kuvend.

Në një postim në Facebook, Musliu Shoshi e ka cilësuar dërgimin e ligjit nga Qeveria “hap të rëndësishëm”, por ka theksuar se tani përgjegjësia i takon Kuvendit.

Sipas saj, ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet, prandaj procedura duhet të fillojë që në seancën e sotme, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve.

“Kosova duhet të flasë dhe të veprojë me një zë,” ka shkruar ajo.

Përveç procedurës në Kuvend, deputetja ka bërë thirrje për një strategji të koordinuar juridike dhe diplomatike, me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë. Kjo strategji, sipas saj, duhet të mbulojë procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e së vërtetës për luftën çlirimtare të UÇK-së.

Ja postimi i plotë:

Kosova duhet të flasë dhe të veprojë me një zë.

Dërgimi nga Qeveria në Kuvend i plotësim-ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara është një hap i rëndësishëm.

Tani është radha e Kuvendit.

Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve.

Paralelisht, Kosovës i duhet një strategji e koordinuar juridike dhe diplomatike, me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe për mbrojtjen e së vërtetës për luftën çlirimtare të UÇK-së.

Nëse vendi shkon në zgjedhje pa e përfunduar këtë proces, rrezikojmë ta pamundësojmë mbështetjen institucionale që ua kemi borxh çlirimtarëve, gjakut të derdhur dhe ëndrrës sonë për liri.

Kjo çështje është mbi partitë dhe mbi kalkulimet politike.

Këtu nuk ka pozitë e opozitë. Ka interes shtetëror.

You Might Also Like

Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale

Misetic e publikon videon e Vuçiqit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet

Ramadani paralajmëron kallëzim penal ndaj U.D. Presidentes për propozimin e Auditores së Përgjithshme

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë
Next Article Rodosi në gatishmëri për shkak të stuhive, autoritetet: Vëmendje e veçantë ndaj rrufeve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?