By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reuters: Kosova zgjodhi presidenten e re, shmangu zgjedhjet e parakohshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Reuters: Kosova zgjodhi presidenten e re, shmangu zgjedhjet e parakohshme
Kosovë

Reuters: Kosova zgjodhi presidenten e re, shmangu zgjedhjet e parakohshme

admin
Last updated: 07/10/2026 09:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 07 tetor, argument.mk/ – Reuters ka raportuar për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Në artikullin e Reuters thuhet se Shiroka Pula mori 81 vota nga 120 deputetë, vetëm një votë më shumë se numri i nevojshëm për zgjedhjen e saj. Dështimi për të zgjedhur presidentin brenda afatit do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ashtu siç kishte ndodhur edhe në qershor.

Pas zgjedhjes, presidentja e re tha se mandati i saj nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve të Kosovës.

“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi. Ai u përket qytetarëve tanë. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve”, tha Shiroka Pula.

Zgjedhja e saj erdhi pas një marrëveshjeje politike mes partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, të kryeministrit Albin Kurti, dhe Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me ndryshimet në kompetencat e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Tutje, Reuters raporti se të hënën, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit që kërkonin miratimin e ndryshimeve ligjore që do të kufizonin kompetencat e gjykatës në Hagë. Protestat pasuan dënimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-pjesëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 16 shtator, Thaçi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, Jakup Krasniqi po ashtu 25 vjet, Kadri Veseli 18 vjet, dhe Rexhep Selimi 13 vjet, duke e çuar në 81 vjet dënimin e kombinuar për katër të akuzuarit. Të gjithë kanë mohuar akuzat dhe kanë të drejtë ankese.

You Might Also Like

“Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pula tregon anën e panjohur të presidentes së re

OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente

Arrestohet biznesmeni Valon Lluka, dyshohet për mashtrim dhe tri vepra të tjera penale

Shefja e deputetëve të VV-së reagon pas zgjedhjes së presidentes

Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çka është tradhtia emocionale?
Next Article Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?