By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ylli i “Harry Potter” zbulon arsyen pse iu bashkua OnlyFans
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Ylli i “Harry Potter” zbulon arsyen pse iu bashkua OnlyFans
Showbizz

Ylli i “Harry Potter” zbulon arsyen pse iu bashkua OnlyFans

admin
Last updated: 07/10/2026 14:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Aktorja britanike, Jessie Cave, e njohur për rolin e Lavender Brown në serinë e filmave “Harry Potter”, ka rrëfyer më shumë për vendimin e saj për t’iu bashkuar platformës OnlyFans, pasi u refuzua për një angazhim në aktrim.

Cave tregoi se përmbajtja që publikon në platformë nuk është e natyrës seksuale.

Sipas saj, përdoruesit paguajnë për ta parë teksa luan me flokët e saj apo për të komunikuar me të.

Jessie Cave

Ajo tha se kjo mundësi i ka ndihmuar financiarisht në një periudhë të vështirë dhe e ka përshkruar si diçka që, në një farë mënyre, “i shpëtoi jetën”.

Aktorja tregoi gjithashtu se disa nga ish-kolegët e saj të “Harry Potter” e kanë mbështetur pas vendimit për t’iu bashkuar OnlyFans.

Ajo përmendi Devon Murray, i cili luante Seamus Finnigan dhe Evanna Lynch, e njohur për rolin e Luna Lovegood.

Cave tha se gjatë një konvente të “Harry Potter” ata diskutuan dhe bënë shaka rreth OnlyFans, ndërsa kolegët i dhanë edhe ide për përmbajtjen.

Pavarësisht se përmbajtja e saj nuk është krijuar si material seksual, Cave pranoi se disa prej abonentëve mund ta shohin atë në këtë mënyrë.

Shtoi se nuk i gjykon këta persona, duke theksuar se shumë njerëz në botë ndihen të vetmuar dhe kërkojnë dikë me të cilin mund të flasin, veçanërisht gjatë natës.

You Might Also Like

Arnold Schwarzenegger zbulon pse ende feston Krishtlindjet me ish-gruan e tij: Ne e ruajmë traditën familjare

Datë historike, Xhuli tregon se emrat e fëmijëve do t’i zbulojë më 28 nëntor

Eman Rrahmani ia përmend Armend Balokut rolin e tij në serialin “Fara e Flliqt”: Edhe emrin e aktivitetit e ke pasur të tillë

“Po ma përmendin kryqin, Nënë Terezën dhe fenë katolike”, Eriku me akuza për diskriminim fetar në Big Brother VIP Kosova

Jennifer Lopez zbulon çfarë i tha terapisti i saj pas divorcit nga Affleck: Më duhej pak kohë ta kuptoja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shakira dhe Pique sërish në gjykatë – këngëtarja kërkon ndryshimin e marrëveshjes për kujdestarinë e djemve
Next Article Liverpooli në bisedime për Mbappen, zbulohet shuma e çmendur që do ta paguante për yllin e Real Madridit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?