By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zbulohen tetë pikat që Ronaldo ia aprovoi Jorge Jesusit për t’i lexuar në konferencën për shtyp
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Zbulohen tetë pikat që Ronaldo ia aprovoi Jorge Jesusit për t’i lexuar në konferencën për shtyp
Sport

Zbulohen tetë pikat që Ronaldo ia aprovoi Jorge Jesusit për t’i lexuar në konferencën për shtyp

admin
Last updated: 07/10/2026 16:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Cristiano Ronaldo kishte përgatitur tetë pika për përzgjedhësin e Portugalisë, Jorge Jesus, të cilat ai i kishte aprovuar që t’i lexonte në konferencën për media, pas përplasjes së tyre të fundit.

Ronaldo u largua nga grumbullimi i Portugalisë të mërkurën, më 30 shtator, pasi Jesus vendosi të mos e aktivizonte në fitoren 2-1 ndaj Norvegjisë në Ligën e Kombeve.

41-vjeçari më pas publikoi një deklaratë, në të cilën konfirmoi largimin e tij pas një takimi sqarues me trajnerin Jesus dhe presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença.

Çështja mori një tjetër kthesë të martën, më 6 tetor, kur ylli i Al Nassrit zbuloi se problemi kryesor kishte qenë vendimi i Jesusit për t’i thënë se nuk do të ishte pjesë e skuadrës që do të udhëtonte për ndeshjet në Norvegji dhe Danimarkë.

Ronaldo e kundërshtoi këtë qëndrim, duke thënë se një vendim i tillë “nuk do të ishte shembull i mirë” për bashkëlojtarët e tij. Ai më pas konfirmoi se ishte pyetur që ta merrte në konsideratë tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, përpara se t’u kërkonte falje “popullit portugez”.

Në deklaratën e tij prej 1,740 fjalësh, Ronaldo përfshiu edhe tetë pika që ai i kishte aprovuar dhe që Jorge Jesus duhej t’i lexonte në konferencën për media.

1.“Isha unë dhe askush tjetër ai që i propozova Cristianos një plan për këtë sezon me Kombëtaren. Ishte një bisedë e gjatë dhe shumë e mirë”

2.”E di se sa shumë e përjeton dhe e do Kombëtaren, si dhe peshën që ka në botë, e aq më shumë peshën dhe ndikimin pozitiv që ka pasur në Kombëtare për 24 vite radhazi”.

3.”Plani që i propozova Cristianos u pranua”.

4. “Ai kurrë nuk i vuri në dyshim zgjedhjet e mia. Ishte shembullor, besnik dhe profesional”.

5. “Ndeshja në Norvegji nuk ishte pjesë e planit që kisha hartuar për të. Megjithatë, e ndjeva se ai kishte arritur të rikuperohej fizikisht nga ndeshja e parë dhe e paralajmërova se mund të më duhej ta aktivizoja. Cristiano ra dakord”.

6. “Kam bërë një gabim duke vendosur një lojtar të përmasave të Peles apo Maradonës të nxehej dhe më pas të mos e fusja në lojë. Po të isha sot në atë situatë, nuk do ta bëja”.

7. “Për ta mbyllur këtë çështje: Unë e dua Cristianon në Kombëtare. Në fakt, nuk e dua vetëm pak, por e dua shumë. Për fat të mirë, edhe ai beson tek unë. Ai besoi tek unë te Al Nassr dhe beson edhe këtu”.

8. “Sa i përket faktit që nuk i përshëndeti tifozët, për këtë kemi folur tashmë. Dikush që ka luajtur më shumë se 230 ndeshje për Kombëtaren nuk ka nevojë të marrë mësime nga unë për dashurinë ndaj Portugalisë. Ishte një moment frustrimi që nuk fshin asgjë”.

You Might Also Like

Messi humb durimin në lamtumirën me Argjentinën, kundërshtari nuk i ndahej

Interi synon të përforcohet ende në mesfushë, dy transferime falas në radarin e tyre

Merino rikthehet në radarin e Real Madridit pas paraqitjes së madhe me Spanjën

Gazetari i njohur zbulon ndëshkimin e mundshëm drastik me të cilin përballet Man City

Real Madridi identifikon yllin anglez si pasardhësin ideal të Kroosit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Interi synon të përforcohet ende në mesfushë, dy transferime falas në radarin e tyre
Next Article Shefja e deputetëve të VV-së reagon pas zgjedhjes së presidentes
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?