By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Messi humb durimin në lamtumirën me Argjentinën, kundërshtari nuk i ndahej
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Messi humb durimin në lamtumirën me Argjentinën, kundërshtari nuk i ndahej
Sport

Messi humb durimin në lamtumirën me Argjentinën, kundërshtari nuk i ndahej

admin
Last updated: 07/10/2026 16:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Lamtumira e Lionel Messit nga kombëtarja e Argjentinës u shoqërua edhe me një moment të pazakontë, pasi ylli argjentinas humbi durimin me një futbollist të Beninit.

Pas fitores së lehtë 3-0 të “Albicelestëve” ndaj përfaqësueses afrikane, disa futbollistë të Beninit tentuan me çdo kusht të siguronin një kujtim me legjendën argjentinase.

Disa prej tyre nxorën telefonat për të fotografuar Messin, ndërsa njëri prej tyre ishte veçanërisht këmbëngulës dhe vazhdimisht e ndiqte kapitenin argjentinas në fushë.

Fillimisht, Messi e injoroi sjelljen e tij, duke dashur të shijonte në qetësi momentin e veçantë dhe festën me bashkëlojtarët e tij pas ndeshjes së fundit me fanellën e Argjentinës.

Megjithatë, futbollisti i Beninit nuk hoqi dorë dhe vazhdoi t’i qëndronte pranë, duke bërë që durimi i Messit të shteronte.

Në një moment, 39-vjeçari e shtyu lehtë futbollistin kundërshtar për t’i bërë të qartë se dëshironte të kishte hapësirë për të festuar me ekipin e tij.

“Lërmë”, dëgjohet t’i thotë Messi, në një moment që u kap nga kamerat dhe më pas u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Megjithatë, ky moment nervozizmi ishte vetëm një episod i vogël në një mbrëmje të veçantë për kapitenin argjentinas, përballë më shumë se 90 mijë tifozëve.

Messi e mbylli karrierën e tij me Argjentinën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar dy asistime në fitoren 3-0 ndaj Beninit.

You Might Also Like

Zbulohen tetë pikat që Ronaldo ia aprovoi Jorge Jesusit për t’i lexuar në konferencën për shtyp

Interi synon të përforcohet ende në mesfushë, dy transferime falas në radarin e tyre

Merino rikthehet në radarin e Real Madridit pas paraqitjes së madhe me Spanjën

Gazetari i njohur zbulon ndëshkimin e mundshëm drastik me të cilin përballet Man City

Real Madridi identifikon yllin anglez si pasardhësin ideal të Kroosit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shefja e deputetëve të VV-së reagon pas zgjedhjes së presidentes
Next Article Reagimi i Rita Orës pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?