Prishtinë, 08 tetor, argument.mk/ – Të gjithë minatorët që mbetën të bllokuar mbrëmjen e së mërkurës në minierën e Trepçës tashmë janë nxjerrë jashtë.
Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online drejtori i Trepçës, Shyqyri Sadiku, i cili bëri të ditur se të gjithë minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Po, të gjithë kanë dalë, me shëndet janë mirë”, tha shkurt Sadiku.

