By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fotografia e rrallë! Si dukej Presidentja e re e Kosovës në ditën e martesës?!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Fotografia e rrallë! Si dukej Presidentja e re e Kosovës në ditën e martesës?!
Showbizz

Fotografia e rrallë! Si dukej Presidentja e re e Kosovës në ditën e martesës?!

admin
Last updated: 08/10/2026 09:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Imazhi është realizuar në vitin 1977, kur Shiroka-Pula ishte vetëm 23 vjeçe

Një fotografi e hershme e presidentes së sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit dhe betimit para Kuvendit të Kosovës.

Imazhi është realizuar në vitin 1977, në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së saj, atë të martesës, kur Shiroka-Pula ishte vetëm 23 vjeçe.

Fotografia, e cila ishte ruajtur në arkivin e saj personal, u publikua më shumë se një dekadë më parë nga revista “Teuta”, në kuadër të një interviste ku ajo kishte rrëfyer kujtime nga martesa dhe kishte ndarë me lexuesit disa detaje të ceremonisë.

Në fotografinë e rrallë, Justina shihet e veshur si nuse, krah bashkëshortit të saj, Blerimit, ndërsa pranë tyre janë edhe prindërit e dy familjeve.

Në atë kohë, ajo kishte kujtuar me nostalgji ditën e martesës, duke veçuar mënyrën e veçantë se si ishte organizuar dasma. Sipas rrëfimit të saj, familjet Shiroka dhe Pula kishin zgjedhur të organizonin një dasmë të përbashkët, një praktikë që e bënte ceremoninë të veçantë për kohën.

“Aktualisht janë duke u organizuar shumë dasma të bukura dhe madhështore, mirëpo në kohën kur unë jam martuar, dasma jonë ishte më e veçantë se dasmat e tjera, pasi para 40 vjetësh, dy familjet, Shiroka–Pula, kemi organizuar dasmë të përbashkët, për ç’gjë u jemi mirënjohës familjeve tona”, kishte deklaruar ajo për revistën “Teuta”.

Sot, gati pesë dekada pas asaj fotografie, Justina Shiroka-Pula rikthehet në vëmendjen publike në një tjetër rol. Pas një periudhe të gjatë të ngërçit politik, ajo u zgjodh presidente e re e Kosovës dhe më pas dha betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

You Might Also Like

Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Ish-burri i Sofia Vergarës zbulon se çfarë përjetoi gjatë martesës së tyre: “Ishte e vështirë”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dalin të gjithë minatorët e bllokuar në Trepçë, drejtori konfirmon se janë mirë
Next Article Media franceze: Shqipëria, mes destinacioneve më tërheqëse për të udhëtuar në tetor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?