By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jetoi me familjen Hila për disa muaj, Vesa Smolica: Me sytë e mi nuk kam parë asgjë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Jetoi me familjen Hila për disa muaj, Vesa Smolica: Me sytë e mi nuk kam parë asgjë
Showbizz

Jetoi me familjen Hila për disa muaj, Vesa Smolica: Me sytë e mi nuk kam parë asgjë

admin
Last updated: 08/10/2026 11:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Këngëtarja Vesa Smolica ka folur publikisht për lidhjen e saj me familjen Hila, në një kohë kur emri i kompozitorit Adrian Hila është përfshirë në një skandal që ka marrë vëmendje të madhe në publik.

Në një intervistë për Kosova Today, Vesa tregoi se familjen Hila e njeh që nga mosha 12-vjeçare, kur mori pjesë në “Gjeniu i Vogël”.

Ajo rrëfeu se gjatë asaj kohe udhëtonte nga Gjakova në Tiranë së bashku me prindërit për të marrë pjesë në program.

 Foto: YouTube

“Unë e njoh familjen Hila prej moshës 12-vjeçare, kur kam marrë pjesë te ‘Gjeniu i Vogël’. Kam qenë një prej fëmijëve fenomen, sepse kam pasur zërin më të pjekur. Për katër muaj kam bërë rrugë Gjakovë-Tiranë bashkë me prindërit e mi”, tregoi këngëtarja.

Vesa tha se, pasi familja e saj nuk kishte mundësi ta dërgonte çdo javë në Tiranë, prindërit e saj u lidhën me organizatorët dhe me bashkëshorten e Adrian Hilës, Klaudian.

Sipas saj, ajo u pranua të qëndronte në shtëpinë e familjes Hila për rreth katër muaj.

Duke iu referuar reagimit të mëparshëm, Vesa sqaroi se nuk kishte synuar të komentonte apo të shfrytëzonte skandalin, por të shprehte mirënjohjen e saj për familjen që e kishte ndihmuar në një periudhë të rëndësishme të jetës së saj.

“Në reagimin tim nuk e kam përmendur skandalin, as nuk e kam shfrytëzuar. Unë e kam njohur dhe kam dashur të ndaj mirënjohje për atë familje. Një privatësi që është bërë spektakël publik. Kam dashur të lartësoj gratë e asaj familjeje që i kam njohur nga afër, me tregu mirënjohje”, u shpreh ajo.

Artistja theksoi se me Adrianin ka pasur më shumë komunikim në aspektin profesional, ndonëse me gruan e tij ka pasur kontakt gjatë kohës kur qëndronte në familjen e tyre.

– YouTube  www.youtube.com

“Me Adin kam pasur më shumë komunikim profesional, kam folur më shumë për pjesën profesionale.

Sa i përket Klaudias, kam qenë gjithë kohën në mbikëqyrjen e saj”, tha Vesa.

Në fund, Smolica u distancua nga çdo koment mbi atë që ka ndodhur, duke theksuar se nuk ka parë personalisht asgjë dhe se për këtë çështje duhet të flasin organet kompetente.

“Unë nuk kam fare lidhje në këtë pikë. Me sytë e mi nuk kam parë asgjë, janë organet kompetente që merren me këtë çështje. Unë jam trajtuar shumë mirë”, përfundoi ajo.

You Might Also Like

Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Ish-burri i Sofia Vergarës zbulon se çfarë përjetoi gjatë martesës së tyre: “Ishte e vështirë”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rreth 400 metra kub dru zjarri u sekuestruan nga një kompani në Shkup
Next Article Liga më e çmendur në Evropë, tri ekipe me pikë të barabarta hyn në fazën finale për titullin kampion
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?