By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Cassis sot në Prishtinë, në fokus marrëdhëniet Kosovë – Zvicër dhe dialogu me Serbinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ministri Cassis sot në Prishtinë, në fokus marrëdhëniet Kosovë – Zvicër dhe dialogu me Serbinë
Kosovë

Ministri Cassis sot në Prishtinë, në fokus marrëdhëniet Kosovë – Zvicër dhe dialogu me Serbinë

admin
Last updated: 05/11/2026 11:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 5 nëntor, argument.mk/ – Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis do të qëndrojë sot në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare në tri shtete të Ballkanit Perëndimor, e cila po zhvillohet nga 4 deri më 6 nëntor.

Sipas Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, vizita synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, mbështetjen e integrimit evropian dhe promovimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Cassis pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.

Në fokus të diskutimeve do të jetë marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e arritur në kuadër të Asociacionit Evropian të Tregtisë së Lirë (EFTA), e cila tashmë ka hyrë në fuqi.

Një tjetër çështje me rëndësi pritet të jetë mbështetja e Zvicrës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Agjenda e ministrit zviceran përfshin edhe një vizitë në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, ku Zvicra kontribuon që nga viti 1999 përmes kontingjentit të saj SWISSCOY.

Cassis, i cili aktualisht kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), do të vizitojë gjithashtu misionet e kësaj organizate në Kosovë për t’u njohur nga afër me aktivitetet dhe sfidat e tyre në terren.

Autoritetet zvicerane kanë theksuar se vizita riafirmon lidhjet e ngushta ndërmjet Zvicrës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë forcuar ndër vite edhe falë diasporës së madhe nga ky rajon që jeton në Zvicër.

Në takimet e parapara pritet të theksohet rëndësia e dialogut, trajtimit të së kaluarës dhe garantimit të të drejtave dhe mbrojtjes së të gjitha komuniteteve në rajon.

You Might Also Like

Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së

6 vjet në paraburgim, shteti e katërshja e UÇK-së me sytë tek Apeli

Çitaku priti ambasadorin britanik, diskutuan zhvillimet politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Gërvalla udhëton për në Budva, merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor

Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takimi i Siljanovska-Davkovës me diasporën në Belgjikë: Lidhjet me diasporën duhet të thellohen
Next Article Kurti thotë se Dehari “u mbytë” në burg në 10 vjetorin e vdekjes së tij
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?