By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fabregas ka një marrëveshje të veçantë me Comon në rast të largimit nga klubi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Fabregas ka një marrëveshje të veçantë me Comon në rast të largimit nga klubi
Sport

Fabregas ka një marrëveshje të veçantë me Comon në rast të largimit nga klubi

admin
Last updated: 05/11/2026 12:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Cesc Fabregas po vazhdon të fitojë admirues në futbollin evropian, ndërsa vlera e tij si trajner është rritur ndjeshëm gjatë 18 muajve të fundit. Fitorja historike e Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve vetëm sa e ka shtuar vëmendjen ndaj trajnerit spanjoll.

Skuadra italiane realizoi nëntë gola nga 12 goditjet në kuadrat në stadiumin “Stade Bollaert-Delelis”, në një prej netëve më të paharrueshme në historinë e klubit. Sulmuesi Anastasios Douvikas shkëlqeu me tre gola, ndërsa talenti italian Mattia Liberali shënoi një gol dhe regjistroi dy asistime, edhe pse u aktivizua vetëm për 31 minuta.

Vetëm Paris Saint-Germaini, me 20 gola, ka realizuar më shumë se Como në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Fabregasit ka shënuar 19 gola dhe renditet në vendin e katërt në tabelën e përgjithshme, me tri fitore dhe një humbje në katër ndeshjet e para.

Ndonëse nuk ka asnjë shenjë se Fabregas dëshiron të largohet nga Como në një të ardhme të afërt, kontrata e tij me klubin italian është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028, spekulimet për hapin e ardhshëm në karrierën e tij pritet të shtohen.

Në shtator ishte raportuar se trajneri spanjoll kishte një klauzolë të veçantë në kontratë, e cila do t’i mundësonte të largohej drejt njërës prej tri ish-skuadrave të tij si futbollist: Barcelonës, Arsenalit ose Chelseat, kundrejt një kompensimi të përcaktuar.

Megjithatë, presidenti i Comos, Mirwan Suwarso, duket se e ka hedhur poshtë këtë pretendim gjatë paraqitjes në emisionin “Football Uncensored” të Piers Morganit, në fillim të tetorit.

Ai bëri të qartë se Fabregas nuk ka nevojë për ndonjë klauzolë të veçantë për t’u larguar dhe se klubi nuk do t’i kërkonte asnjë kompensim nëse trajneri do të vendoste të ndiqte një mundësi të re.

“Ai nuk ka nevojë për klauzolë për të shkuar kudo që dëshiron. Në një biznes si ky, ai është më shumë mik sesa çdo gjë tjetër”, deklaroi Suwarso.

Më pas, presidenti i Comos dha edhe një shembull konkret për të treguar se sa i lirë është Fabregas të vendosë për të ardhmen e tij.

“Ai mund të shkojë kudo që dëshiron dhe kurdo që dëshiron. Madje, mund të them se nëse nesër më telefonon dhe më thotë: ‘Dua të shkoj te Leverkuseni’, për shembull, unë do t’i përgjigjesha: ‘Nëse kjo është ajo që dëshiron të bësh, atëherë shko’. Nuk do të kërkoja as kompensim”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Zgjati kontratën me Bayern, Kane: Duam të dominojmë në Gjermani, por të fitojmë edhe Ligën e Kampionëve

Liverpooli përgatitet për jetën pa Van Dijkun, në listë janë katër emra të mëdhenj

Infantinos nuk duhet t’i lejohet të bëhet përsëri president i FIFA-s?

Magjia e minutave shtesë, Real Madridi vendos rekord historik në Ligën e Kampionëve

Bayern Munich zyrtarizon rinovimin e kontratës me Harry Kane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjashtë ndeshje pa gola apo asistime – pse Mourinho vazhdon t’i besojë Viniciusit?
Next Article Mbappe ‘sulmon’ rekordin legjendar të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?