By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vetëm dy herë ia ndërroi vajin për 112 mijë kilometra, shikoni se çfarë ndodhi me motorin e veturës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Vetëm dy herë ia ndërroi vajin për 112 mijë kilometra, shikoni se çfarë ndodhi me motorin e veturës
Auto

Vetëm dy herë ia ndërroi vajin për 112 mijë kilometra, shikoni se çfarë ndodhi me motorin e veturës

admin
Last updated: 05/11/2026 13:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një rast i pazakontë me një Lincoln Aviator të vitit 2021 dëshmon se neglizhimi i mirëmbajtjes mund të shkatërrojë edhe motorët modernë me teknologji të avancuar.

Mosndërrimi i rregullt i vajit mund të shkaktojë dëme serioze në motor dhe të sjellë shpenzime të mëdha për pronarët e automjeteve. Këtë e dëshmon rasti i një Lincoln Aviator të vitit 2021, i pajisur me motorin 3.0-litërsh V6 EcoBoost me dy turbombushës, vaji i të cilit ishte ndërruar vetëm dy herë gjatë 112.600 kilometrave të përshkuara.

Çmontimi i motorit u publikua nga Eric Berg, në kanalin e tij në YouTube, “I Do Cars”, pasi ai kishte blerë veturën dhe kishte zbuluar historikun e dobët të mirëmbajtjes.

Gjatë hapjes së motorit, u vërejtën depozitime të mëdha të vajit të degraduar, të cilat kishin mbuluar pjesët e brendshme të tij. Edhe valvulat elektromagnetike të sistemit të ndryshimit të kohës së hapjes së valvulave ishin mbushur me mbetje dhe depozitime nga kushinetat.

– YouTube www.youtube.com

Gjendja ishte edhe më shqetësuese pas heqjes së kapakut të mekanizmit të shpërndarjes, ku në fund të motorit u zbulua një grumbullim i madh i materialit me ngjyrë të argjendtë dhe konsistencë të trashë.

“Kam parë motorë me 390.000 apo 470.000 kilometra që duken 10 mijë herë më mirë se ky”, deklaroi Berg gjatë analizës.

Dëmi më i madh ishte konstatuar te kushineta e cilindrit të gjashtë, e cila kishte dështuar plotësisht dhe ishte rrotulluar në vendin e saj. Megjithatë, boshti motorik duket se nuk kishte pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa Berg vlerësoi se edhe blloku i motorit mund të jetë ende i ripërdorshëm.

Pavarësisht gjendjes së rëndë, eksperti vlerësoi se motori kishte rezistuar më gjatë sesa mund të pritej në kushte të tilla.

Ky rast është një tjetër dëshmi se mirëmbajtja e rregullt nuk duhet neglizhuar. Vaji i motorit luan rol thelbësor në lubrifikimin, ftohjen dhe mbrojtjen e pjesëve mekanike nga konsumimi.

Kursimi nga ndërrimi i vajit mund të duket i vogël në fillim, por pasojat mund të jenë shumë më të kushtueshme, deri në nevojën për riparim të madh ose zëvendësim të plotë të motorit.

You Might Also Like

Chevrolet synon që Corvette e ardhshme të mbetet e përballueshme, pavarësisht rritjes së fuqisë

Audi zbulon modelet që planifikon t’i prodhojë në SHBA

Ferrari Daytona SP3 po bëhet gjithnjë më e shtrenjtë, një ekzemplar pritet të shitet deri në 13 milionë dollarë

Besojeni ose jo, kjo Corvette C7 kaloi vite të tëra nën ujë

Jaguar synon rikthimin në tregun premium me Type 01

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A do të jetë Shqipëria anëtare e BE-së në 2029? Ambasadorja e BE-së: S’kam arsye për të dyshuar! Është sfidë, por mendoj se mund ta arrini
Next Article Mexhiti dhe Kasami tek Abazi për një vit punë në Bogovinë: I çojmë përpara projektet dhe u përgjigjemi nevojave të qytetarëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?