By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rizvanolli: Është themeluar task-forca ndërinstitucionale për përgatitjet e furnizimit me energji gjatë dimrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Rizvanolli: Është themeluar task-forca ndërinstitucionale për përgatitjet e furnizimit me energji gjatë dimrit
Kosovë

Rizvanolli: Është themeluar task-forca ndërinstitucionale për përgatitjet e furnizimit me energji gjatë dimrit

admin
Last updated: 05/11/2026 14:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 5 nëntor, argument.mk/ – Ministria e Ekonomisë ka themeluar një task-forcë ndërinstitucionale për sezonin dimëror 2026-2027, me mandat për të monitoruar furnizimin me energji elektrike, për të koordinuar përditësimin e bilancit dimëror dhe për të përgatitur planin e veprimit me masa konkrete, përgjegjësi dhe afate, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Aleancës, Albana Bytyqi, lidhur me përgatitjet dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike në Kosovë gjatë sezonit të dimrit.

Rizvanolli tha se task-forca udhëhiqet nga Ministria e Ekonomisë dhe përbëhet nga përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), KEK-ut, KOSTT-it, KEDS-it, KESCO-s, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Duke marrë parasysh këto rrethana, dhe kufizimet e prodhimit vendor, unë kam themeluar task forcën ndërinstitucionale për sezonin dimëror 2026-2027, e cila udhëhiqet nga Ministria e Ekonomisë, me pjesëmarrje gjithashtu të ZRRE-së, KEK-ut, KOSTT-it, KEDS-it, KESCO-s, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Task forca ka mandat të monitorojë furnizimin, të koordinojë përditësimin e bilancit dimëror dhe të përgatisë planin e veprimit me masa, përgjegjësi dhe afate konkrete. Raportimi në ministri është javor dhe, ose i menjëhershëm kur identifikohet rrezik për furnizim”, tha ajo.

Ministrja ka paralajmëruar se përgatitjet për dimër po bëhen duke marrë parasysh zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku, sipas saj, janë rritur çmimet e energjisë elektrike.

“Në nivel botëror, rritja e kërkesës për energji elektrike dhe pasojat e luftës në Iran kanë shtuar presionin mbi sistemet energjetike dhe kostot e furnizimit. Në tregjet relevante për rajonin tonë, rritjet janë edhe më të theksuara. Në shtator 2026, krahasuar me shtatorin e vitit 2025, çmimi mesatar në tregun e ditës përpara ishte rreth 75 për qind më i lartë në bursën hungareze HUPEX, ndërsa rreth 50 për qind më i lartë në ALPEX për zonën e Kosovës”, tha Rizvanolli.

Ajo ka sqaruar edhe përgjegjësitë e institucioneve dhe ndërmarrjeve në sektorin e energjisë, duke theksuar se sigurimi dhe kontraktimi i energjisë për furnizimin e konsumatorëve është detyrim i furnizuesve të licencuar.

“Ministria e Ekonomisë harton politikat energjetike dhe udhëheq zbatimin e strategjisë së energjisë. ZRRE-ja është autoriteti i pavarur, përgjegjës për rregullimin e sektorit, mbikëqyrjen e përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe rregullatore nga ana e ndërmarrjeve të licencuara, si dhe monitorimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike. KOSTT-i është përgjegjës për operimin e sigurt të sistemit, transmetimin dhe balancimin. KEK-u, për operimin dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve të vetëprodhimit, ndërsa operatori i sistemit të distribucionit, KEDS-i, për operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes. Sigurimi dhe kontraktimi i energjisë për furnizimin e konsumatorëve është detyrim i furnizuesve të licencuar”, tha ajo.

You Might Also Like

Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së

6 vjet në paraburgim, shteti e katërshja e UÇK-së me sytë tek Apeli

Çitaku priti ambasadorin britanik, diskutuan zhvillimet politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Gërvalla udhëton për në Budva, merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor

Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nis faza e dytë e vaksinimit kundër gripit në Dibër
Next Article Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, publikoi pa leje një serial televiziv në Facebook
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?