By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës
Kosovë

Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës

admin
Last updated: 05/11/2026 16:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 5 nëntor, argument.mk/ – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me homologun e tij zviceran, këshilltarin federal të Punëve të Jashtme, Ignazio Cassis, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit, Konjufca ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke thënë se ekzistojnë mundësi për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ai ka theksuar se Zvicra ka qenë partnere e palëkundur e Kosovës që nga njohja e pavarësisë më 27 shkurt 2008.

“Zvicra ka qenë qysh prej fillimit një partnere e palëkundur e Kosovës. Që nga njohja e pavarësisë sonë më 27 shkurt të vitit 2008, Zvicra i ka qëndruar pranë Kosovës, duke e mbështetur zhvillimin tonë, angazhimin ndërkombëtar dhe përpjekjet për ndërtimin e një shteti demokratik, të qëndrueshëm dhe prosperues. Ne e çmojmë thellësisht këtë miqësi dhe besimin që e karakterizon partneritetin tonë”, ka deklaruar Konjufca.

Kryediplomati kosovar ka veçuar edhe rolin e diasporës kosovare në Zvicër, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat më të rëndësishme të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Sot, mërgata e Kosovës në Zvicër është shumë më tepër sesa vetëm një urë lidhëse ndërmjet dy vendeve tona. Ajo është pjesë e pandashme e historisë sonë që e ndajmë. Ajo e ruan gjuhën, kulturën tonë dhe traditat, ndërsa njëkohësisht kontribuon në shoqërinë ku jeton, e ku është integruar kënaqshëm në aspektin shoqëror, kulturor dhe qytetar. Si Kosovë, jemi mirënjohës ndaj Zvicrës për mikpritjen, mundësitë dhe mbështetjen që ua ka dhënë bashkëkombëtarëve tanë”, ka thënë ai.

Gjatë takimit, sipas Konjufcës, është diskutuar edhe për programin zviceran të bashkëpunimit për periudhën 2026–2029, si dhe mundësitë për zgjerimin e partneritetit në bashkëpunimin zhvillimor, dialogun politik, tregtinë, investimet, arsimin dhe inovacionin.

Ai ka vlerësuar se hyrja në fuqi e marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s krijon mundësi të reja për bizneset dhe bashkëpunimin ekonomik.

Konjufca ka falënderuar Zvicrën edhe për mbështetjen ndaj rrugës evropiane të Kosovës, veçanërisht për përkrahjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“E çmojmë mbështetjen konstruktive të Zvicrës për rrugën evropiane të Kosovës, përfshirë përkrahjen për anëtarësimin tonë në Këshillin e Evropës. E falënderova ministrin Cassis për delegacionin zviceran në Këshillin e Evropës që votuan për anëtarësimin në Asamblenë e Këshillit për Kosovën që të bëhet anëtare. Pastaj vazhdojmë, presim padyshim mbështetjen e Zvicrës në fazat e mëtejme të anëtarësimit tonë të plotë në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar Konjufca.

Në fund, ai ka shprehur mirënjohje për kontributin shumëvjeçar të Zvicrës për paqen dhe sigurinë në Kosovë, duke veçuar angazhimin e kontingjentit zviceran Swisscoy në kuadër të KFOR-it.

Ai ka theksuar se angazhimi i vazhdueshëm i Zvicrës është i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në Kosovë.

You Might Also Like

Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së

6 vjet në paraburgim, shteti e katërshja e UÇK-së me sytë tek Apeli

Çitaku priti ambasadorin britanik, diskutuan zhvillimet politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Gërvalla udhëton për në Budva, merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor

Cassis: Zvicra qëndron pranë gjykatave ndërkombëtare dhe s’i komenton vendimet e tyre

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Cassis: Zvicra qëndron pranë gjykatave ndërkombëtare dhe s’i komenton vendimet e tyre
Next Article Gërvalla udhëton për në Budva, merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?