By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori

admin
Last updated: 05/11/2026 22:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dy kompani në Milano dhe Lecco janë vënë në shënjestër të autoriteteve italiane të antimafias, nën dyshimin për pastrim parash që rridhnin nga trafiku ndërkombëtar i kokainës mes Italisë, Holandës, Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Sipas hetimeve, organizata përbëhej pothuajse tërësisht nga shqiptarë, ndërsa paratë pastroheshin në Itali dhe më pas dërgoheshin në Shqipëri. Veprimtaria dyshohet se i ka sjellë organizatës kriminale mbi 14 milionë euro. Dy kompanitë janë sekuestruar.

Operacioni “Caveau 38”

Operacioni i koduar “Caveau 38”, i drejtuar nga Drejtoria e Qarkut kundër Mafias në Milano, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, i çoi hetuesit në gjurmët e një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shqiptarë.

Hetimet lidhen me trafikimin ndërkombëtar të rreth 240 kilogramëve kokainë, si dhe me grumbullimin dhe transferimin në Shqipëri të mbi 14 milionë eurove në para të gatshme.

Guardia di Finanza ka zbatuar një masë urgjente sekuestroje parandaluese ndaj dy kompanive në Lecco, që dyshohet se përdoreshin nga organizata kriminale shqiptare.

Si dyshohet se pastroheshin paratë e drogës

Sipas hetimeve, pastrimi i parave kryhej edhe përmes blerjes së shufrave të arit, me një peshë totale prej afro 8 kilogramësh. Ari blihej në Itali nga një kompani që vepronte në sektorin e përpunimit të metaleve të çmuara, me seli në Milano dhe Alessandria. Edhe kjo kompani është vendosur nën sekuestro.

Pasi pastroheshin përmes veprimtarive të tjera të ligjshme, paratë transferoheshin në Shqipëri. Kompania e dytë e sekuestruar dyshohet se shërbente si “kasafortë e grupit kriminal”, duke investuar në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Për kompanitë e sekuestruara është caktuar një administrator gjyqësor. Në kuadër të hetimit janë nën hetim 52 persona, krahas dy kompanive, për veprime të kryera gjatë periudhës 2019–2022.

Sipas hetuesve, për organizimin e transaksioneve të veçanta të drogës dhe të parave të gatshme përdoreshin sisteme mesazhesh të enkriptuara.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar gjithashtu mbi 1,5 milionë euro në para të gatshme dhe rreth 32 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë dhe marijuanë. Gjashtë persona janë arrestuar në flagrancë.

You Might Also Like

Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë

Katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave një grua dhe një 12-vjeçar

“Ende presidenti juaj”, Shtëpia e Bardhë ndan videon e Trump në versionin Lego: Po punon për ta bërë Amerikën përsëri të madhe

SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj ushtrisë kubaneze dhe rrjeteve të transportit energjetik

Zelensky, apel Spanjës dhe Amerikës Latine për të mbështetur sistemin energjetik të Ukrainës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë
6 vjet në paraburgim, shteti e katërshja e UÇK-së me sytë tek Apeli
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?