By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një ushtarak i lartë amerikan arrestohet me dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Një ushtarak i lartë amerikan arrestohet me dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë
Bota

Një ushtarak i lartë amerikan arrestohet me dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë

admin
Last updated: 11/11/2026 10:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Londër, 11 nëntor, argument.mk/ –  Një ushtarak i lartë amerikan është arrestuar në BM nën dyshimin për vepra që cenojnë sigurinë kombëtare dhe që lidhen me Rusinë, njoftoi policia britanike.

Sipas FBI-së, rasti përfshin akuza për spiunazh.

41-vjeçari u ndalua pranë Gloucesterit, në Anglinë jugperëndimore, pas një hetimi në të cilin morën pjesë policia britanike kundër terrorizmit, autoritetet amerikane, ushtria amerikane dhe FBI-ja.

Ai u arrestua nën dyshimin për shkelje të neneve 1 dhe 3 të Ligjit britanik për Sigurinë Kombëtare të vitit 2023 (National Security Act 2023) dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në një stacion policor në Londër.

Oficerët po kontrollojnë dy vendndodhje në qarkun e Gloucestershireit.

Policia britanike deklaroi se akuzat lidhen me Rusinë.

Gjeneralbrigade Sean Stinchon, kreu i Komandës së Kundërzbulimit të Ushtrisë Amerikane, e përshkroi të dyshuarin si një ushtarak të lartë, të cilit i ishte besuar informacion i ndjeshëm.

“Sjellja e pretenduar e një ushtaraku të lartë, të cilit i ishte besuar informacion i ndjeshëm, shërben si një kujtesë serioze se kërcënimet nga brenda sistemit janë reale dhe të vazhdueshme”, tha ai.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, u shpreh se “ky arrestim i rëndësishëm lidhet me akuza për spiunazh, çka përbën një shqetësim madhor për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”.

Ai falënderoi për punën e tyre policinë britanike kundër terrorizmit, shërbimin e brendshëm të inteligjencës MI5, zyrtarët britanikë të kundërzbulimit në fushën e mbrojtjes, si dhe Komandën e Kundërzbulimit të Ushtrisë Amerikane.

Vicki Evans, koordinatorja e lartë kombëtare britanike për policimin kundër terrorizmit, tha se ”arrestimi erdhi si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë midis autoriteteve britanike dhe atyre amerikane”.

“Akuzat janë serioze dhe hetimet tona vazhdojnë”, tha ajo.

Hetimi po drejtohet nga njësia e policisë së Londrës kundër terrorizmit.

You Might Also Like

ITALI – Frikë për vendosje bombash në dhjetëra shkolla

Zelensky mirëpret përfshirjen evropiane në negociatat ruso-ukrainase të paqes

Karadi: Irani po krijon sulme kibernetike të mundësuara nga IA

Bessent zhvendoset në një bazë ushtarake pas kërcënimeve nga Irani

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë
Next Article Mision i ekspertëve të KE-së për varfërinë energjetike dhe agjendën e reformave
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?