By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deklarata e ministrit Rashiq për Asociacionin, deputetja e VV-së: Ai nuk e përfaqëson Qeverinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Deklarata e ministrit Rashiq për Asociacionin, deputetja e VV-së: Ai nuk e përfaqëson Qeverinë
Kosovë

Deklarata e ministrit Rashiq për Asociacionin, deputetja e VV-së: Ai nuk e përfaqëson Qeverinë

admin
Last updated: 11/11/2026 11:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 11 nëntor, argument.mk/ – Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka komentuar deklaratat e ministrit Nenad Rashiq lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ndonëse Rashiq është ministër i Qeverisë Kurti, ajo ka thënë se ai nuk e përfaqëson Qeverinë.

Në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ajo ka thënë se VV-ja nuk ka ndryshuar qëndrimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Nëse Qeveria aktuale, e cila ka udhëhequr me vendin gjatë pesë vjetëve të fundit, do të kishte qenë e interesuar ta shtynte përpara çështjen e Asociacionit, besoni që tashmë do të kishim folur për raportin e pesë vjetëve të implementimit të Asociacionit dhe nuk do të kishim qenë në situatën se a është apo nuk është. E dini mjaft mirë cili është qëndrimi i VV-së për këtë çështje dhe çfarëdo lloj deklarate tjetër që bie në kundërshtim me të, nuk e përfaqëson qëndrimin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Kryeziu-Hyseni.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se pas fitores së Listës së Studentëve në Serbi Qeveria e Kosovës është më e gatshme për Asociacionin.

“Shiqo, është një obligim si çdo pikë që është brenda marrëveshjeve dhe nuk mund të zhduket, ato janë në tavolinë dhe vetëm varet prej nesh se kur do të veprojmë në atë drejtim. Konsideroj që Qeveria e Kosovës, ku edhe unë jam pjesë e saj, besoj që është më e gatshme tani, në një moment edhe pothuajse revolucionar apo historik, ku mund ndoshta marrëdheniet mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrijnë një nivel pak më ndryshe. Sipas meje, ky është momenti kur të gjithë ne duhet të japim kontributin dhe të jemi të armatosur me durim, tolerancë dhe bashkëkuptim”, ka thënë Rashiq.

You Might Also Like

​Hoti e Murati përplasen për Lojërat Mesdhetare, kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030?

Pyetësori i BE-së dhe procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës, Kurti flet me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme të Francës

BERZH-i shpreh gatishmëri për mbështetjen e projekteve energjetike në Kosovë

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Zëdhënësi i Aleancës i drejtohet Rizvanollit: Kur kthehet në funksion B1-shi dhe sa milionë euro u blenë sot energji?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mungesa e kuorumit pamundëson mbajtjen e mbledhjes së Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt
Next Article Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Uroj që ta pranojnë realitetin, testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?