By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoti: Kurti po mashtron për uljen e pabarazisë në paga
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Hoti: Kurti po mashtron për uljen e pabarazisë në paga
Kosovë

Hoti: Kurti po mashtron për uljen e pabarazisë në paga

admin
Last updated: 11/11/2026 11:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 11 nëntor, argument.mk/ – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Avdullah Hoti, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po mashtron me deklaratat e tij për uljen e pabarazisë në paga.

Përmes një reagimi në Facebook, Hoti ka thënë se pavarësisht deklaratave të kryeministrit, treguesit e punësimit në Kosovë vazhdojnë të mbeten shqetësues.

“Kurti mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga. E fsheh të vërtetën”, shkroi Hoti.

Ai ka theksuar se nga çdo 10 persona të moshës së punës, vetëm katër janë të punësuar, ndërsa te gratë ky raport është edhe më i ulët.

“Nga 10 gra të moshës së punës, vetëm tri janë të punësuara”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, problem mbetet edhe punësimi i të rinjve, pasi nga 10 persona të moshës 15 deri në 24 vjeç, vetëm tre janë të punësuar.

Hoti ka pretenduar se këta tregues kanë mbetur pothuajse të njëjtë gjatë pesë viteve të fundit, pavarësisht mjeteve të shpenzuara nga Qeveria në skemat e punësimit.

“Këto raporte kanë mbetur të njëjta në pesë vitet e fundit, edhe pse janë shpenzuar miliona në skema të superpunës e të subvencioneve pa asnjë efekt real afatgjatë”, shtoi.

Deputeti i LDK-së ka kritikuar edhe gjendjen ekonomike në vend, duke përmendur rritjen e kostos së jetesës, mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe krizën në prodhimin vendor.

“Kostoja e jetës gati është dyfishuar në pesë vitet e fundit. Sigurimet shëndetësore as nuk janë në horizont. Prodhimi vendor është në krizë dhe çmimet e produkteve ushqimore nga importi janë gjithnjë e më të larta”, ka thënë Hoti.

Në fund, ai ka vënë në pikëpyetje deklaratat e kryeministrit Kurti për uljen e pabarazisë në paga.

“Atëherë për çfarë ulje të pabarazisë po flet ky?”, ka përfunduar Hoti.

You Might Also Like

​Hoti e Murati përplasen për Lojërat Mesdhetare, kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030?

Pyetësori i BE-së dhe procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës, Kurti flet me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme të Francës

BERZH-i shpreh gatishmëri për mbështetjen e projekteve energjetike në Kosovë

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Zëdhënësi i Aleancës i drejtohet Rizvanollit: Kur kthehet në funksion B1-shi dhe sa milionë euro u blenë sot energji?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Uroj që ta pranojnë realitetin, testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës
Next Article Stojanoski: Inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi do t’i avancojnë prokurimet publike dhe do t’i ulin rreziqet nga korrupsioni
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?