By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stojanoski: Inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi do t’i avancojnë prokurimet publike dhe do t’i ulin rreziqet nga korrupsioni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Stojanoski: Inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi do t’i avancojnë prokurimet publike dhe do t’i ulin rreziqet nga korrupsioni
Maqedoni

Stojanoski: Inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi do t’i avancojnë prokurimet publike dhe do t’i ulin rreziqet nga korrupsioni

admin
Last updated: 11/11/2026 11:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 nëntor, argument.mk/ – Inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi do t’i avancojnë prokurimet publike dhe do t’i ulin rreziqet nga korrupsioni, pohon deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski.

“Pikërisht me këtë amendament propozojmë që neni 13 të fshihet dhe amendamenti propozohet në lidhje me vërejtjet e Presidentes së Republikës. Ky ligj sillet drejtpërdrejt për shkak të kushteve të reja të krijuara në botë pas realitetit gjeopolitik dhe për shkak se kushtet aktuale të ligjit janë jofunksionale. Ky ligj është ndryshuar disa herë që nga koha kur kjo shumicë qeverisëse është në Kuvend dhe herën e kaluar për herë të parë në histori u përdor instrumenti i kontrollit antikorrupsion, ndërsa gjithçka që Komisioni Antikorrupsion e dorëzoi në Kuvend, ne e pranuam dhe e përfshimë. Kështu që me fshirjen e këtij neni i pranojmë plotësisht dekretet e Presidentes dhe konsiderojmë se ky ligj pa pengesa mund të vazhdojë procedurën e tij për t’u miratuar dhe ta lehtësojmë sistemin, ta bëjmë më praktik, më ligjor, më transparent dhe më funksional për të gjithë administratën shtetërore”, tha Bojan Stojanoski, deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së në seancën e sotme të Kuvendit.

Stojanoski theksoi se ndryshimet në Ligjin për Prokurimet Publike janë pjesë e Agjendës Reformuese dhe kanë për qëllim avancimin e sistemit përmes vendosjes së mjeteve digjitale dhe inteligjencës artificiale, me ç’rast do të përmirësohet procesi i prokurimeve publike, do të ulen rreziqet nga korrupsioni dhe keqpërdorimet dhe do të nxitet realizimi i projekteve infrastrukturore dhe projekteve të tjera.

“Ky ligj është pjesë e Agjendës Reformuese, aktivitet që duhet të zbatohet. Plotësohen kompetencat e Byrosë për Prokurime Publike në pjesën e mjeteve digjitale dhe inteligjencës artificiale si instrumente për përmirësimin e procesit të prokurimeve publike dhe uljen e rreziqeve nga korrupsioni dhe keqpërdorimet e tjera. Pse në fund të ditës sillet ky ligj? Që të nxitet realizimi i projekteve dhe ky shtet të ecë përpara. Ja, ky është Enti Shtetëror i Statistikave për ndërtimtarinë. Këtu mund të shihni krahasimin ndërmjet 29 tremujorëve të LSDM-së dhe 8 të VMRO-DPMNE-së, tani të shihni cili është dallimi dhe pse po ndryshohet ky ligj. Kur t’i mbledhni të gjithë 29 tremujorët e LSDM-së, 14 janë negativë, 15 pozitivë, ndërsa VMRO-DPMNE, 8 tremujorë, 8 pozitivë. Plus 14,1 për qind rritje mesatare tremujore reale në ndërtimtari, ndërsa LSDM në 29 tremujorë minus 0,2. Ka inteligjencë artificiale, ka harmonizim me Planin e Rritjes dhe në fund të ditës ka gjëra logjike që do ta përmirësojnë sistemin e shpalljes së tenderëve për prokurime publike”, është i prerë Stojanoski.

You Might Also Like

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën

BDI 7,9%, VLEN 7,1% – Anketat e tetorit nxjerrin diferencë mes dy rivalëve shqiptarë!

Mickoski nxjerr vendimin e vitit 2023 për Alta Bankën: Edhe Qeveria e Kovaçevskit kishte miratuar shitjen e aksioneve

Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut

Minçev nga Greqia: Me thellimin e partneriteteve rajonale dhe evropiane krijojmë vlerë konkrete për institucionet dhe qytetarët e vendit tonë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoti: Kurti po mashtron për uljen e pabarazisë në paga
Next Article Salla: 5.3 miliardë lekë për skemën kombëtare, 100 milionë më shumë mbështetje për fermerët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?