By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova me ndryshime në mbrojtje, Foda duhet të krijojë një treshe të re për ndeshjet e nëntorit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Kosova me ndryshime në mbrojtje, Foda duhet të krijojë një treshe të re për ndeshjet e nëntorit
Sport

Kosova me ndryshime në mbrojtje, Foda duhet të krijojë një treshe të re për ndeshjet e nëntorit

admin
Last updated: 11/11/2026 11:52
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës, ndërsa në vend të tij përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar Betim Fazliji.

Kjo situatë e vështirëson edhe më shumë organizimin e repartit defensiv të Dardanëve, pasi në këtë grumbullim mungon edhe Albian Hajdari, i cili vazhdon të jetë jashtë fushave për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në mungesë të dy mbrojtësve të rëndësishëm, Foda do të duhet të eksperimentojë me një treshe të re në qendër të mbrojtjes për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Në sistemin 3-4-3, të cilin përzgjedhësi gjerman e ka përdorur vazhdimisht, pritet që në krahët e mbrojtjes të luajnë Mërgim Vojvoda në të djathtë dhe Dion Gallapeni në të majtë.

 Franco Foda, përzgjedhës i Kosovës

Rikthimi i Hajrizit, një lajm pozitiv për Fodën – partner me Krasniqin dhe Raçin

Një lajm pozitiv për Kosovën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit, i cili mungoi në katër ndeshjet e muajit tetor për shkak të lëndimit.

Sa herë që ka pasur mundësinë të luajë për Dardanët, mbrojtësi i Sionit, Hajrizi ka treguar paraqitje të mira dhe ka qenë në nivelin e kërkuar, ndaj rikthimi i tij mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv.

“Rikthimi im është një kënaqësi e madhe. Shyqyr, tash nga lëndimi gjithçka ka shkuar mirë. Stërvitja ka shkuar shumë mirë. Po përgatitemi për ndeshjen dhe i gjithë ekipi ndihet shumë mirë. Atmosfera është e mirë. E veçanta është që luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, gjë që është gjithmonë më mirë për ne. Shpresojmë për një lojë të mirë dhe pozitive, me tri pikë”, ka deklaruar Hajrizi.

Njëra prej mundësive që ka në dispozicion Foda është që Hajrizi të luajë në krahun e djathtë të treshes, Ilir Krasniqi në qendër dhe Ron Raçi në të majtë. Ky kombinim do t’i jepte Kosovës një strukturë të re në prapavijë, por përzgjedhësi ka edhe alternativa të tjera.

 Kreshnik Hajrizi, mbrojtësi i Kosovës

Kurtulus dhe Kamberi, alternativa të reja në prapavijë

Në këtë grumbullim, për herë të parë janë ftuar edhe Bleon Kurtulus dhe Lindrit Kamberi, të cilët mund të ofrojnë zgjidhje shtesë.

Të dy kanë mundësi të luajnë në krahun e djathtë, por edhe në qendër të mbrojtjes në sistemin me tre futbollistë, duke i dhënë Fodës më shumë fleksibilitet në përzgjedhjen e formacionit.

Lindrit Kamberi është 27 vjeç dhe produkt i akademisë së FC Zurichut, ku është shndërruar në një futbollist të rëndësishëm dhe këtë sezon ka bartur edhe shiritin e kapitenit.

 Lindrit Kamberi, mbrojtësi i Zurich  

Mund të luajë si qendërmbrojtës dhe në krahun e djathtë, ndërsa më parë ka përfaqësuar Zvicrën U19 dhe U20.

Në anën tjetër, Bleon Kurtulus, është mbrojtësi i Malmo FF-së dhe është një prej talenteve premtues të futbollit suedez.

Ka debutuar në elitë në moshën 16-vjeçare dhe ka përfaqësuar Suedinë në disa grupmosha, nga U16 deri te U21, me gjithsej 35 paraqitje.

 Bleon Kurtulus, mbrojtësi i Malmo  

Megjithatë, Ilir Krasniqi pritet të jetë një prej pikave të palëvizshme në qendër të mbrojtjes. Ai ishte titullar në të katër ndeshjet e muajit tetor dhe në secilën prej tyre luajti nga 90 minuta, duke dëshmuar rëndësinë që ka në skemat e përzgjedhësit.

Përzgjedhësi Foda ka folur për përfshirjen e futbollistëve të rinj, si pjesë e strategjisë për të ruajtur cilësinë e Kombëtares dhe për t’u përgatitur për kualifikimet e ardhshme të Kampionatit Evropian.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, ka thënë Foda.

Fazliji, alternativë për disa pozicione

Një tjetër alternativë e vlefshme është Betim Fazliji, i cili mund të luajë në të gjitha pozicionet e mbrojtjes, por edhe si mesfushor defensiv.

Lojtari i St Gallen, vjen pas një periudhe të rëndë nga lëndimet, por këtë vit ka filluar ta merr formën që e kishte dikur.

 Tri alternativat për mbrojtjen për ndeshjet me Izraelin dhe Irlandën

Me mungesat e Dellovës dhe Hajdarit, si dhe me rikthimin e Hajrizit dhe debutuesit e mundshëm Kurtulus e Kamberi, Foda ka disa kombinime në dispozicion, por mbetet të shihet se cilës treshe do t’i besojë në dy sfidat e rëndësishme të nëntorit.

You Might Also Like

Klopp ka një listë sekrete të sulmuesve të Gjermanisë, golashënuesi më i mirë i Bundesligës është vetëm i treti

Ter Stegen flet për të ardhmen te Barcelona: Nuk e di çfarë do të ndodhë në verë

Zubimendi thyen heshtjen për të ardhmen te Arsenali, reagon për interesimin e Atleticos dhe minutat e pakta

Marrëdhënia Zidane-Mbappe shkakton polemika: heshtje në Madrid dhe tension brenda kampit francez

Urinaret inteligjente pushtojnë Ligën Premier, klubet zbulojnë dehidratimin e lojtarëve brenda sekondave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Big Brother dëgjoi zërin e motrës që po ndërronte jetë në ato çaste – historia rrëqethëse e vitit 2002 rikthehet në vëmendje
Next Article Marrëdhënia Zidane-Mbappe shkakton polemika: heshtje në Madrid dhe tension brenda kampit francez
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?