By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, i sekuestrohen 43 armë të gjata automatike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, i sekuestrohen 43 armë të gjata automatike
Kronika

Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, i sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

admin
Last updated: 11/11/2026 12:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 11 nëntor, argument.mk/ – Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ka arrestuar një shtetas gjerman të identifikuar me inicialet L.S., i cili dyshohet për përfshirje në krim të organizuar dhe trafikim ilegal të armëve.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i tij u krye nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas një operacioni të kontrolluar në rajonin e Anamoravës.

“Si rezultat i hetimeve të përbashkëta, i dyshuari fillimisht është ndaluar në rajonin e Gjilanit, ku pas ndalimit, automjeti me të cilin po udhëtonte është dërguar për kontroll dhe skanim të mëtejshëm, ku janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike,” thuhet në komunikatën e përbashkët.

Pas kontrollit të detajuar dhe gjetjes së arsenalit të armëve, me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndaj tij ngarkohen me dyshim dy vepra të rënda penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Autoritetet e hetimit kanë bërë të ditur se puna në terren po vazhdon për të zbuluar rrjetin e plotë dhe prejardhjen e armatimit të kapur.

“Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës… është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, përfshirë verifikimin e origjinës dhe destinacionit të armëve,” bëjnë të ditur organet e rendit.

Policia e Kosovës dhe PSRK-ja konfirmuan se do të mbajnë të informuar publikun për zhvillimet e mëtejshme “në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe duke mos cenuar integritetin e hetimit”.

You Might Also Like

Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti

Sekuestrohen rreth 169 kg duhan pa pulla akcize në Prilep

Gjendet drogë në automjet, ndalohet një 49-vjeçar nga Shkupi

Marihuanë dhe 1.34 promilë alkool, arrestohet 26-vjeçari në Tetovë

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, publikoi pa leje një serial televiziv në Facebook

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit
Next Article Zelensky mirëpret përfshirjen evropiane në negociatat ruso-ukrainase të paqes
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?