By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BERZH-i shpreh gatishmëri për mbështetjen e projekteve energjetike në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > BERZH-i shpreh gatishmëri për mbështetjen e projekteve energjetike në Kosovë
Kosovë

BERZH-i shpreh gatishmëri për mbështetjen e projekteve energjetike në Kosovë

admin
Last updated: 11/11/2026 12:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 11 nëntor, argument.mk/ – Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka pritur në takim drejtorin menaxhues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Evropën Juglindore, Grzegorz Zielinski, me të cilin ka diskutuar për prioritetet e sektorit të energjisë dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe këtij institucioni financiar.

Në takim u diskutua për projektet e tranzicionit energjetik dhe mbështetjen që BERZH-i mund t’i ofrojë Kosovës në realizimin e tyre.

Kjo ishte vizita e parë e Zielinskit në Kosovë që nga emërimi i tij në këtë pozitë më 1 qershor 2026.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm, ndërsa një rëndësi e veçantë iu kushtua integrimit të burimeve të ripërtërishme në sistemin energjetik. BERZH-i shprehu interesim për të mbështetur hartimin dhe zbatimin e ankandeve për energjinë e ripërtërishme, me synim rritjen e kapaciteteve vendore të energjisë së pastër dhe forcimin e sigurisë energjetike.

Palët diskutuan edhe për zbatimin e projekteve të efiçiencës së energjisë dhe zgjerimin e mundësive të financimit për qytetarët dhe bizneset përmes linjave kreditore në bashkëpunim me institucionet financiare vendore.

Në këtë drejtim, u trajtua edhe mbështetja për programet e financimit të gjelbër, të cilat synojnë lehtësimin e investimeve në teknologji të pastra dhe masa për kursimin e energjisë.

Zëvendësministri Mjeku falënderoi BERZH-in për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sektorit të energjisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me institucionet financiare ndërkombëtare për përshpejtimin e tranzicionit energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Në përfundim, të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte strategjike, me synim ndërtimin e një sektori energjetik më të qëndrueshëm, konkurrues dhe të integruar me tregjet evropiane.

You Might Also Like

​Hoti e Murati përplasen për Lojërat Mesdhetare, kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030?

Pyetësori i BE-së dhe procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës, Kurti flet me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme të Francës

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Zëdhënësi i Aleancës i drejtohet Rizvanollit: Kur kthehet në funksion B1-shi dhe sa milionë euro u blenë sot energji?

Mbreti i Holandës i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike
Next Article Pyetësori i BE-së dhe procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës, Kurti flet me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme të Francës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?