By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pyetësori i BE-së dhe procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës, Kurti flet me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme të Francës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Pyetësori i BE-së dhe procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës, Kurti flet me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme të Francës
Kosovë

Pyetësori i BE-së dhe procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës, Kurti flet me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme të Francës

admin
Last updated: 11/11/2026 13:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 11 nëntor, argument.mk/ – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ishte i ftuar në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Francës, për të diskutuar me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe atij për Çështje Evropiane.

Në njoftimin e Kryeministrisë bëhet e ditur se Kurti foli për përparimin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Republikës së Kosovës, si dhe theksoi rolin e rëndësishëm të Francës për të ardhmen evropiane të vendit, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.

Ndërkaq, shtoi se dialogu politik me Presidentin Macron ka hapur mundësi për thellim të partneritetit.

Ai, po ashtu, përmendi pesë marrëveshjet dhe instrumentet e nënshkruara në korrik: dy për bashkëpunim juridik, një për mësimin e gjuhës frënge, kredinë në vlerë 60 milionë euro për investime infrastrukturore për Lojërat Mesdhetare dhe letrën e synimit për bashkëpunim për “Prishtina 2030”.

Teksa përmendi rreziqet nga akterët e jashtëm në Ballkanin Perëndimor, kryeministri Kurti tha se Franca gjithmonë ka qenë mbështetëse e zgjerimit si riunifikim i Evropës dhe shtoi se Kosova ka bërë zgjidhjen e saj strategjike, dhe tani kërkon një proces anëtarësimi të bazuar në merita.

“Aplikimi ynë për anëtarësim në BE po pret hapin e radhës që nga dhjetori i vitit 2022. Kërkojmë statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave. Besojmë se kjo do t’i kontribuojë më tej paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe do të përforcojë institucionet tona demokratike dhe do të rrisë prosperitetin për popullin tonë”, tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës është e gatshme të pranojë pyetësorin dhe të lëvizë përpara, ndërsa kërkoi ndihmën e Francës në sigurimin e vendimit nga Këshilli Evropian.

Përgjatë diskutimit, kryeministri Kurti foli për një mori temash, përfshirë stabilitetin institucional dhe zhvillimet politike në rajon.

You Might Also Like

​Hoti e Murati përplasen për Lojërat Mesdhetare, kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030?

BERZH-i shpreh gatishmëri për mbështetjen e projekteve energjetike në Kosovë

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Zëdhënësi i Aleancës i drejtohet Rizvanollit: Kur kthehet në funksion B1-shi dhe sa milionë euro u blenë sot energji?

Mbreti i Holandës i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BERZH-i shpreh gatishmëri për mbështetjen e projekteve energjetike në Kosovë
Next Article Ter Stegen flet për të ardhmen te Barcelona: Nuk e di çfarë do të ndodhë në verë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?