By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ter Stegen flet për të ardhmen te Barcelona: Nuk e di çfarë do të ndodhë në verë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ter Stegen flet për të ardhmen te Barcelona: Nuk e di çfarë do të ndodhë në verë
Sport

Ter Stegen flet për të ardhmen te Barcelona: Nuk e di çfarë do të ndodhë në verë

admin
Last updated: 11/11/2026 13:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Portieri gjerman, Marc-Andre ter Stegen, ka folur për të ardhmen e tij pas huazimit te Ajaxi, duke lënë të hapur mundësinë e largimit përfundimtar nga Barcelona.

Gardiani 34-vjeçar, i cili kaloi 12 vite në klubin katalanas, ka theksuar se vazhdon të ketë një lidhje të veçantë me Barcelonën, por aktualisht nuk mund të japë një përgjigje të qartë për atë që do të ndodhë pas përfundimit të sezonit.

“Kam kaluar 12 vite te Barcelona, prandaj kam një lidhje të veçantë me klubin. Për momentin jemi vetëm në nëntor dhe sinqerisht nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në verë”, deklaroi Ter Stegen.

Ai u shpreh gjithashtu i kënaqur me besimin që po merr te Ajaxi, duke theksuar se kjo përvojë i ka rikthyer bindjen për aftësitë e tij.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të përjetosh një nivel të tillë besimi. Kjo dëshmon se kur jam në formën time më të mirë, mund t’i jap shumë ekipit”, shtoi portieri gjerman.

Ter Stegen foli edhe për situatën e fundit në Kombëtaren e Gjermanisë, duke komentuar kërkesat për ndryshime në përbërjen e skuadrës dhe aktivizimin e futbollistëve të rinj.

Sipas tij, kërkesa për t’u dhënë më shumë hapësirë lojtarëve të rinj është e drejtë, por përvoja do të ketë rëndësi të madhe në momentet e vështira.

“Kohët e fundit, Kombëtarja e Gjermanisë nuk ka kaluar periudhën më të mirë. Shumë njerëz menjëherë kërkojnë lojtarë të rinj dhe insistojnë që të aktivizohen të gjithë talentet e rinj. Në përgjithësi, mendoj se kjo është e drejtë, por do të ketë edhe momente të vështira në të ardhmen, kur përvoja do të jetë shumë e rëndësishme”, përfundoi Ter Stegen.

You Might Also Like

Klopp ka një listë sekrete të sulmuesve të Gjermanisë, golashënuesi më i mirë i Bundesligës është vetëm i treti

Zubimendi thyen heshtjen për të ardhmen te Arsenali, reagon për interesimin e Atleticos dhe minutat e pakta

Marrëdhënia Zidane-Mbappe shkakton polemika: heshtje në Madrid dhe tension brenda kampit francez

Kosova me ndryshime në mbrojtje, Foda duhet të krijojë një treshe të re për ndeshjet e nëntorit

Urinaret inteligjente pushtojnë Ligën Premier, klubet zbulojnë dehidratimin e lojtarëve brenda sekondave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pyetësori i BE-së dhe procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës, Kurti flet me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme të Francës
Next Article Sekuestrohen rreth 169 kg duhan pa pulla akcize në Prilep
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?