By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Hoti e Murati përplasen për Lojërat Mesdhetare, kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​Hoti e Murati përplasen për Lojërat Mesdhetare, kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030?
Kosovë

​Hoti e Murati përplasen për Lojërat Mesdhetare, kush do ta marrë përgjegjësinë për Prishtina 2030?

admin
Last updated: 11/11/2026 13:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 11 nëntor, argument.mk/ – Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, gjatë diskutimeve në Komisionin për Buxhet.

Hoti ka kritikuar Qeverinë për mungesë të marrjes së përgjegjësisë në organizimin e kësaj ngjarjeje sportive, duke kërkuar që ekzekutivi të marrë përsipër financimin e plotë të projekteve të nevojshme, në rast se Komuna e Prishtinës nuk arrin t’i realizojë ato.

Fillimisht deputeti i LDK-së, Hoti, i ka quajtur Lojërat Olimpike, ato Mesdhetare, ndërsa Murati i ka kthyer përgjigje.

Komisioni për BuxhetFoto: Ridvan Slivova/Telegrafi

“Lojërat Olimpike (Mesdhetare), me Komunën e Prishtinës “kërrsh” jeni bërë duke u shtyrë njëri me tjetrin. Duhet të marrësh pronësi, ti qeveri je”.

“T’i të marrësh pronësi për të gjitha ato, për krejt buxhetin që duhet për Lojërat Olimpike edhe t’i inkuadrosh ti në buxhet nëse Komuna e Prishtinës nuk e bën, edhe komunat tjera sepse do të shpërndahen gjithandej, duhet të marrësh pronësi. Në 2030-tën do të ndodhin, më 2027 ose 2028 do të duhej të përfundonin plotësisht”, theksoi Hoti.

Deputeti i LDK-së, Avdullah HotiFOTO: Ridvan Slivova/Telegrafi/

Në përgjigjen e tij, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti për Lojërat Mesdhetare është akomoduar në kuadër të Ministrisë së Sportit, por theksoi se ende nuk ka saktësim të lokacioneve për të gjitha sportet ku parashihet të ndërtohen objekte sportive.

“Tek çështja e Lojërave Mesdhetare, edhe këtu kemi situatën e ngjashme meqenëse ende nuk ka saktësim të lokacioneve për të gjitha sportet ku parashihet të ketë ndërtim”.

“Ideja ka qenë që të ketë një grumbullim dhe në momentin që ka qartësim, Ministria e Sportit mund të vazhdojë me zbatimin e projektit por buxhetimi, pra jemi munduar që ta akomodojmë të gjithë shumën në buxhet të Ministrisë së Sportit”, deklaroi Murati.

Hekuran Murati FOTO: Ridvan Slivova/Telegrafi/

Debati vjen në një kohë kur përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 vazhdojnë të përballen me sfida, ndërsa organizimi i tyre kërkon koordinim mes institucioneve dhe realizimin me kohë të projekteve infrastrukturore.

You Might Also Like

Pyetësori i BE-së dhe procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës, Kurti flet me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme të Francës

BERZH-i shpreh gatishmëri për mbështetjen e projekteve energjetike në Kosovë

Murati arsyetohet për inflacionin: Shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

Zëdhënësi i Aleancës i drejtohet Rizvanollit: Kur kthehet në funksion B1-shi dhe sa milionë euro u blenë sot energji?

Mbreti i Holandës i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Minçev nga Greqia: Me thellimin e partneriteteve rajonale dhe evropiane krijojmë vlerë konkrete për institucionet dhe qytetarët e vendit tonë
Next Article Klopp ka një listë sekrete të sulmuesve të Gjermanisë, golashënuesi më i mirë i Bundesligës është vetëm i treti
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?