By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut
Maqedoni

Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut

admin
Last updated: 11/11/2026 13:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 nëntor, argument.mk/ – Komuna e Gostivarit fiton çmimin kombëtar “Youth Friendly Town”, si vlerësim për avancimin e politikave rinore dhe mbështetjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve.

Komuna e Gostivarit është fituese e çmimit kombëtar “Qytet Mik i të Rinjve” (Youth Friendly Town) për Rajonin e Pollogut për vitin 2026. Ky çmim përbën një vlerësim të rëndësishëm për angazhimin e komunës në krijimin dhe zbatimin e politikave lokale që mbështesin të rinjtë dhe nxisin pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën shoqërore.

Çmimi i është dorëzuar kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në kuadër të Forumit të Katërt Nacional për Punë Rinore, i cili mbahet në Qendrën Rinore në Ohër.

Ky vlerësim vjen pas një hulumtimi të strukturuar nacional nëpër komunat e vendit, përmes të cilit është evidentuar progresi në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Ligji për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore. Në bazë të rezultateve, janë përzgjedhur komunat më të suksesshme në secilin prej tetë rajoneve planore.

Përzgjedhja e Gostivarit si komuna më e suksesshme në Rajonin e Pollogut dëshmon përkushtimin institucional dhe angazhimin e vazhdueshëm ndaj të rinjve. Ky çmim përbën një motiv shtesë për vazhdimin e investimeve në krijimin e mundësive, hapësirave dhe mekanizmave që fuqizojnë rolin e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe në zhvillimin lokal.

Forumi organizohet nga Koalicioni i Organizatave Rinore SEGA dhe Qendra Rinore Ohër, në partneritet me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, UNDP-në, UNFPA-në, Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe OSBE-në.

You Might Also Like

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën

BDI 7,9%, VLEN 7,1% – Anketat e tetorit nxjerrin diferencë mes dy rivalëve shqiptarë!

Mickoski nxjerr vendimin e vitit 2023 për Alta Bankën: Edhe Qeveria e Kovaçevskit kishte miratuar shitjen e aksioneve

Minçev nga Greqia: Me thellimin e partneriteteve rajonale dhe evropiane krijojmë vlerë konkrete për institucionet dhe qytetarët e vendit tonë

Sllaveski ka ngritur kallëzime penale ndaj Filipçes, Dimitrieviqit dhe Zhernovskit për rastin e Alta Bankës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Klopp ka një listë sekrete të sulmuesve të Gjermanisë, golashënuesi më i mirë i Bundesligës është vetëm i treti
Next Article Mickoski nxjerr vendimin e vitit 2023 për Alta Bankën: Edhe Qeveria e Kovaçevskit kishte miratuar shitjen e aksioneve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?