By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski nxjerr vendimin e vitit 2023 për Alta Bankën: Edhe Qeveria e Kovaçevskit kishte miratuar shitjen e aksioneve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski nxjerr vendimin e vitit 2023 për Alta Bankën: Edhe Qeveria e Kovaçevskit kishte miratuar shitjen e aksioneve
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski nxjerr vendimin e vitit 2023 për Alta Bankën: Edhe Qeveria e Kovaçevskit kishte miratuar shitjen e aksioneve

admin
Last updated: 11/11/2026 13:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 nëntor, argument.mk/ – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë debatit mbikëqyrës në Kuvend për rastin e Alta Bankës, ka publikuar një vendim të Qeverisë së atëhershme të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, me të cilin ishte dhënë pëlqimi për shitjen e aksioneve në Stopanska Banka SHA Manastir, sot e njohur si Alta Banka.

Mickoski iu referua vendimit të publikuar në “Gazetën Zyrtare”, numër 123 të vitit 2023, duke theksuar se Qeveria e atëhershme, e përbërë nga LSDM-ja dhe BDI-ja, kishte ndërmarrë hapa për vendosjen e marrëdhënieve të biznesit me bankën dhe pronarin e saj, Davor Macura.

Sipas Mickoskit, në atë kohë Qeveria kishte miratuar një vendim që parashihte angazhimin e Avokatit të Shtetit në procedurën për shitjen e aksioneve në pronësi shtetërore.

“Qeveria juaj, z. Venko Filipçe, dhe e BDI-së, me propozim të ministrit Fatmir Besimi, e detyroi Avokatin e Shtetit të hyjë në marrëdhënie biznesi me personin Davor Macura, pronar i Alta Bank Serbi, dhe të tjetërsojë aksionet në pronësi të Maqedonisë”, deklaroi Mickoski.

Ai ngriti gjithashtu pyetjen nëse në vitin 2023 kishte pasur shqetësime për kapitalin rus apo për origjinën e mjeteve financiare të lidhura me këtë bankë.

“Përse në vitin 2023 nuk kishte kapital rus apo para kriminale?”, pyeti Mickoski, duke kundërshtuar akuzat e opozitës se përgjegjësia për rastin Alta Bank bie mbi Qeverinë aktuale.

Nga ana tjetër, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, kërkoi nga kryeministri të sqarojë se çfarë komunikimi kishte pasur me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, lidhur me lejimin e hyrjes së Alta Bankës në tregun maqedonas.

Filipçe theksoi se Mickoski nuk mund të shmangë përgjegjësinë politike për këtë rast, duke argumentuar se banka dhe pronari i saj kanë qenë temë e diskutimeve publike për një kohë të gjatë.

Ndërkohë, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, iu kundërpërgjigj akuzave të opozitës, duke rikujtuar vendimin e vitit 2023 dhe duke kërkuar sqarime se çfarë veprimesh kishte ndërmarrë Qeveria e atëhershme mbi bazën e tij.

Debati mbikëqyrës në Kuvend, me temë “Arsyet për vendosjet e Administratës në ALTA Banka SHA Manastir, roli dhe veprimet e Bankës Popullore dhe përgjegjësia institucionale”, u shoqërua me akuza dhe kundërakuza mes pushtetit dhe opozitës.

Në diskutim morën pjesë edhe deputetë të tjerë, përfshirë Borislav Krmov nga E Majta, Adnan Azizi nga VLEN-i dhe Vesna Bendevska.

Rasti i Alta Bankës vazhdon të mbetet në qendër të përplasjes politike, ndërsa palët shkëmbejnë akuza për vendimet e marra nga qeveritë e kaluara dhe përgjegjësinë e institucioneve aktuale.

You Might Also Like

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën

BDI 7,9%, VLEN 7,1% – Anketat e tetorit nxjerrin diferencë mes dy rivalëve shqiptarë!

Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut

Minçev nga Greqia: Me thellimin e partneriteteve rajonale dhe evropiane krijojmë vlerë konkrete për institucionet dhe qytetarët e vendit tonë

Sllaveski ka ngritur kallëzime penale ndaj Filipçes, Dimitrieviqit dhe Zhernovskit për rastin e Alta Bankës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut
Next Article BDI 7,9%, VLEN 7,1% – Anketat e tetorit nxjerrin diferencë mes dy rivalëve shqiptarë!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?