By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tahiri për këngën serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Tahiri për këngën serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje
Kosovë

Tahiri për këngën serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje

admin
Last updated: 16/11/2026 09:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 16 nëntor, argument.mk/ – Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka reaguar lidhur me interpretimin e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosova, Kosova” në një aktivitet në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar Kosova, duke e lidhur këtë rast me qasjen e pushtetit në raport me Serbinë.

“Kur e kuptojnë se ke ardhur në pushtet me premtime e mashtrime, se je fleksibil dhe lëshon pe ku mundesh e ku s’mundesh, s’ke pse të çuditesh që edhe këngët t’i zgjedhin e t’i lëshojnë në Bruksel, ashtu siç janë kompozu e dakordu në Beograd!”, ka shkruar Tahiri.

Ai e ka cilësuar rastin si gabim të madh të Bashkimit Evropian, duke kërkuar kërkimfalje nga BE-ja dhe dorëheqje në Prishtinë.

“Gabim i madh i BE-së, duhet kërkim falje, e në Prishtinë dorëheqje”, ka shkruar tutje Tahiri.

Reagimi i tij vjen pas interpretimit të muzikës së këngës “Oj Kosova Kosova” në kuadër të mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të BE-së, aktivitet i organizuar nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për zgjerim, Marta Kos.

Në këtë forum, që po mbahet në Bruksel më 15 dhe 16 nëntor, Kosova nuk ishte e ftuar.

You Might Also Like

Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia

Lushtaku nis ndërtimin e rrugës në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme, zgjidhet problemi shumëvjeçar i qasjes në rrugë për shumë familje

Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet

​Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Austri – Kosovë, një nga përballjet më të shikuara në Ligën e Kombeve
Next Article Rama në Bruksel, merr pjesë në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?