By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rizvanolli tregon arsyet e vendimit për ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Rizvanolli tregon arsyet e vendimit për ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe
Kosovë

Rizvanolli tregon arsyet e vendimit për ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe

admin
Last updated: 16/11/2026 10:52
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 16 nëntor, argument.mk/ – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërmasë ndaj bllokimit të linjave të transmetimit nga Serbia, raporton Ekonomia Online.

Në konferencwn për media pas mbledhjes së Qeverisw, Rizvanolli ka shpjeguar se bllokimi i linjave të transmetimit nga Serbia, që nga 14 dhjetori i vitit 2020, i ka shkaktuar Kosovës dëme të konsiderueshme financiare dhe ka rrezikuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Ajo ka përmendur vitin 2024 si një nga periudhat kur pasojat e këtij bllokimi kanë qenë më të dukshme, për shkak të rritjes së çmimeve të kapaciteteve ndërkufitare dhe kostove për Kosovën.

“Që nga data 14 dhjetor i vitit 2020, kur Kosova është e pavarësuar nga blloku energjetik me Serbinë dhe funksionon si bllok rregullues i pavarur në kuadër të bllokut Shqipëri-Kosovë, Serbia ka bllokuar linjat e transmetimit me Kosovën për alokim komercial dhe tregtim. Kjo ka shkaktuar dëme të konsiderueshme për Kosovën, duke përfshirë këtu dëmet financiare, mirëpo edhe rrezikun e furnizimit me energji elektrike në disa raste”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ministrja ka theksuar se kërkesa e Kosovës për lirimin e linjave nuk lidhet me dëshirën për të importuar energji elektrike nga Serbia, por me mundësinë e shfrytëzimit të tyre për tranzit të energjisë nga shtetet e tjera.

“Ne nuk e duam lirimin e linjave me Serbinë për shkak se dëshirojmë të importojmë energji elektrike nga Serbia, mirëpo bllokimi i linjave nga Serbia do të thotë që ato janë të pashfrytëzueshme për ne për tranzit. Kjo do të thotë që energjia elektrike nga shtetet e tjera nuk mund të vijë përmes këtyre linjave, duke përfshirë këtu edhe faktin që vështirësohet shumë ose pamundësohet sjellja e energjisë nga bursa e HUPX-it, që është një ndër bursat më likuide të rajonit”, ka thënë ajo.

Rizvanolli ka bërë të ditur se pas ankesës zyrtare të KOSTT-it në vitin 2021 në Komunitetin e Energjisë, Këshilli i Ministrave i këtij komuniteti, në dhjetor të vitit 2025, ka konstatuar shkeljen e traktatit nga ana e Serbisë dhe e ka obliguar atë që deri më 1 korrik 2026 t’i lirojë linjat për tregtim.

Megjithatë, sipas saj, Serbia nuk e ka zbatuar këtë vendim deri në afatin e përcaktuar.

“Pas shumë përpjekjeve tona dhe pas një ankese zyrtare që KOSTT-i ka bërë në vitin 2021 në Komunitetin e Energjisë, më në fund Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë, në dhjetor të vitit 2025, e ka konstatuar, e ka vërtetuar këtë shkelje të traktatit dhe të acquis-së nga ana e Serbisë dhe e ka detyruar Serbinë që deri më 1 korrik të vitit 2026 t’i lirojë linjat për tregtim. Asgjë nuk ka ndodhur deri më 1 korrik”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ministrja ka treguar se më 11 nëntor i është drejtuar ministres së Ndërmarrësisë, Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, me kërkesën që të shqyrtohej mundësia e marrjes së masave tregtare si kundërmasa ndaj Serbisë për bllokimin e linjave.

Ajo ka falënderuar Kusari-Lilën për reagimin e shpejtë, duke theksuar se vendimi i sotëm është propozuar pas shqyrtimit të dokumentacionit të ofruar, përfshirë raportet e ZRRE-së dhe KOSTT-it.

“Për këtë arsye, më 11 nëntor i jam drejtuar ministres së Ndërmarrësisë, Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit, zonjës Mimoza Kusari-Lila, që ta shqyrtojë këtë çështje dhe masat tregtare si kundërmasa ndaj Serbisë për shkak të bllokimit të linjave. Falënderoj ministren për reagimin e saj të shpejtë, që pas shqyrtimit të dokumentacionit që ia kemi ofruar, duke përfshirë këtu edhe raportet e ZRRE-së dhe KOSTT-it, sot ka propozuar vendimin që e morëm, pra që ndalohet tregtimi i energjisë elektrike me kompani serbe”, ka deklaruar Rizvanolli.

Në fund, ministrja ka sqaruar se vendimi përfshin jo vetëm kompanitë serbe, por edhe kompanitë që kanë kompani amë serbe, aksionarë apo lidhje të drejtpërdrejta ose të tërthorta me shtetas serbë.

You Might Also Like

Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia

Lushtaku nis ndërtimin e rrugës në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme, zgjidhet problemi shumëvjeçar i qasjes në rrugë për shumë familje

Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet

​Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nikolloski në Forumin e 23-të ekonomik të Vjenës, në fokus politikat ekonomike dhe sfidat e rajonit
Next Article 225 milionë lekë nga qiratë në 10 muaj, të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 25%
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?