By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çitaku reagon për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Kosovën e lënë jashtë, provokimit i japin skenë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Çitaku reagon për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Kosovën e lënë jashtë, provokimit i japin skenë
Kosovë

Çitaku reagon për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Kosovën e lënë jashtë, provokimit i japin skenë

admin
Last updated: 16/11/2026 11:07
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 16 nëntor, argument.mk/ – Ushtruesja e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me interpretimin e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosova, Kosova” në një aktivitet të organizuar në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një reagimi, Çitaku e ka cilësuar këtë veprim si skandal dhe provokim, duke kritikuar organizatorët për lejimin e interpretimit të një kënge që, sipas saj, promovon pretendime ndaj Kosovës.

“Kosovën e lënë jashtë, provokimit i japin skenë\!”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se në një forum që synon diskutimin për të ardhmen evropiane të rajonit, interpretimi i një melodie nacionaliste serbe që ushqen pretendime ndaj Kosovës është i papranueshëm.

Çitaku ka shtuar se, pavarësisht nëse kjo ka ndodhur për shkak të injorancës apo qëllimit, përgjegjësia institucionale mbetet e pashmangshme.

Ajo është ndalur edhe te reagimi i komisioneres evropiane, Marta Kos, duke vlerësuar se keqardhja e saj është e nevojshme, por nuk mjafton për të adresuar rastin.

“Komisioni Evropian nuk mund t’ua bartë përgjegjësinë vetëm muzikantëve. Kërkojmë sqarim, kërkimfalje dhe garanci për mospërsëritje. Pajtimi fillon me respektin për kujtesën dhe dinjitetin e secilit popull”, ka deklaruar Çitaku.

You Might Also Like

Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia

Lushtaku nis ndërtimin e rrugës në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme, zgjidhet problemi shumëvjeçar i qasjes në rrugë për shumë familje

Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet

​Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spyker rikthehet në skenë me një superveturë, synon të sfidojë Bugattin
Next Article Vini Jr zbulon se si negociatat për kontratën dhe interesimi nga klubet ndikuan te forma e tij te Real Madridi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?