By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidenti i Koresë së Jugut mbërrin në Filipine për samitin e ASEAN-it
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Presidenti i Koresë së Jugut mbërrin në Filipine për samitin e ASEAN-it
Bota

Presidenti i Koresë së Jugut mbërrin në Filipine për samitin e ASEAN-it

admin
Last updated: 16/11/2026 11:55
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Manila, 16 nëntor, argument.mk/ – Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, mbërriti të hënën në Manila, për të marrë pjesë në samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), duke nisur një vizitë katërditore që do ta çojë më pas në Shenzhen të Kinës, për samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), raportoi “Yonhap”.

Gjatë samitit të ASEAN-it, që nis sot në Manila, presidenti koreano-jugor do të marrë pjesë në takimin Kore e Jugut–ASEAN, ku do të diskutohet për forcimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit. Më pas, ai do të zhvillojë një takim me udhëheqësit e pesë vendeve të rajonit të Mekongut: Kamboxhia, Laosi, Mianmari, Tajlanda dhe Vietnami.

Lee do të marrë pjesë neser në samitin “ASEAN Plus Three”, ku do të jenë të pranishëm udhëheqësit e vendeve anëtare të ASEAN-it, Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë. Në agjendë është gjithashtu Samiti i Azisë Lindore, ku marrin pjesë 16 vende të rajonit.

Të mërkurën dhe të enjten, presidenti koreano-jugor do të marrë pjesë në samitin e APEC-ut në Shenzhen, i cili do të përfshijë një takim të drejtuesve të kompanive, një darkë zyrtare të organizuar nga presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij, si dhe takimin kryesor të nivelit të lartë, me temën “Ndërtimi i një komuniteti të begatë të Azi-Paqësorit përmes hapjes, inovacionit dhe bashkëpunimit”.

Në kuadër të samiteve, Lee pritet të zhvillojë edhe takime dypalëshe me udhëheqës të vendeve pjesëmarrëse, përfshirë kryeministrin tajlandez Anutin Charnvirakul dhe presidentin e Filipineve, Ferdinand Romualdez Marcos Jr., të dy sot pasdite.

Gjatë këtyre takimeve rajonale, Lee synon të forcojë besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin me krerët e shteteve të tjera, duke theksuar kontributin e Koresë së Jugut në përballimin e sfidave të përbashkëta, përfshirë sigurinë e furnizimit me energji, krimin ndërkufitar dhe sigurinë ushqimore.

Presidenti synon gjithashtu t’u kërkojë vendeve anëtare të ASEAN-it dhe APEC-ut të mbështesin politikën e Seulit, për bashkëjetesë paqësore me Korenë e Veriut dhe të përcjellë një mesazh pozitiv në mbështetje të paqes dhe sigurisë në Gadishullin Korean.

Përpara mbërritjes në Manila, Lee u zotua të forcojë lidhjet me vendet anëtare të ASEAN-it dhe të marrë një rol më aktiv në promovimin e stabilitetit në rajon.

“Koreja po punon gjithashtu për të çuar më tej integrimin ekonomik rajonal, në interes të rritjes dhe inovacionit të ardhshëm të ASEAN-it”, deklaroi presidenti në një intervistë për gazetën filipinase “The Philippine Star”.

Lee përmendi negociatat për përmirësimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Koresë së Jugut dhe bllokut rajonal, duke shtuar se synimi është përfshirja e rregullave të reja tregtare në këtë marrëveshje.

Ai theksoi gjithashtu se synon të zgjerojë partneritetin me Filipinet përtej infrastrukturës dhe industrisë përpunuese, duke përfshirë fusha të reja si inteligjenca artificiale, hapësira, energjia bërthamore dhe mineralet kritike.

Industria e mbrojtjes u përmend gjithashtu si një sektor me potencial për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Sfera e bashkëpunimit mund të zgjerohet përtej furnizimit me sisteme armësh, duke përfshirë bashkëpunimin teknologjik, prodhimin e përbashkët, mirëmbajtjen dhe riparimin, si dhe trajnimin e specialistëve”, u shpreh presidenti koreano-jugor.

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor

Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit

SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon

Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë

Prodhimi industrial në Eurozonë shënon rritje në shtator, pas katër muajsh rënieje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Burnham: Brexit nuk ka funksionuar, Britania synon marrëveshje të re me BE-në
Next Article “The Guardian”: “Made in Europe”, ligji që rrezikon planet e Britanisë së Madhe për afrimin me BE-në
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?