By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbështetja për Ukrainën, BE-ja miraton këstin e nëntë prej afro 8 miliardë eurosh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mbështetja për Ukrainën, BE-ja miraton këstin e nëntë prej afro 8 miliardë eurosh
Bota

Mbështetja për Ukrainën, BE-ja miraton këstin e nëntë prej afro 8 miliardë eurosh

admin
Last updated: 16/11/2026 13:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 16 nëntor, argument.mk/ – Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar një pagesë të re prej afro 8 miliardë eurosh për Ukrainën, në kuadër të mekanizmit financiar “Instrumenti për Ukrainën”, duke shënuar këstin e nëntë të mbështetjes për Kievin përmes këtij instrumenti.

Kjo është pagesa më e madhe e vetme e akorduar deri tani në kuadër të “Instrumenti për Ukrainën”.

Rreth 5 miliardë euro nga shuma e miratuar vijnë nga kredia e mbështetjes për Ukrainën për vitin 2026.

Vendimi është marrë pasi Ukraina ka përmbushur më shumë se 20 objektiva reformash, që lidhen me fusha të rëndësishme si sistemi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe sektori i energjisë.

Me këtë këst të ri, ndihma financiare që Ukraina ka marrë që nga viti 2024 përmes “Planit për Ukrainën” arrin në më shumë se 40 miliardë euro.

Mekanizmi “Instrumenti për Ukrainën” është instrumenti i posaçëm financiar i Bashkimit Evropian, për të mbështetur Ukrainën në rimëkëmbjen ekonomike, funksionimin e institucioneve, zbatimin e reformave dhe afrimin e saj me standardet e BE-së.

Ky mekanizëm parashikon mbi 50 miliardë euro në formën e granteve dhe kredive për periudhën deri në vitin 2027.

Pagesat nuk jepen automatikisht, por lidhen me përmbushjen e objektivave të reformave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Në këtë mënyrë, BE-ja synon të mbështesë financiarisht Ukrainën dhe njëkohësisht të nxisë ndryshimet institucionale, që lidhen edhe me procesin e saj të integrimit evropian.

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor

Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit

SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon

Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë

Prodhimi industrial në Eurozonë shënon rritje në shtator, pas katër muajsh rënieje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjendet alpinisti 62-vjeçar i zhdukur në afërsi të Prilepit pas kërkimeve disaorëshe
Next Article ISHUJT KANARIE – Rekord historik në rrugën detare të emigracionit, 1 580 mbërritje vetëm të shtunën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?