By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje
Kosovë

​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

admin
Last updated: 16/11/2026 15:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 16 nëntor, argument.mk/ – Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë është rritur për 10,74% gjatë shtatorit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkohë, prodhimi i energjisë nga era dhe dielli ka shënuar rritje prej 96,23 për qind, raporton KosovaPress.

Këto të dhëna janë publikuar të hënën nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në raportin për statistikat e energjisë për muajin shtator 2026.

Sipas ASK-së, konsumi i përgjithshëm i energjisë elektrike arriti në 386,10 gigavat-orë (GWh), nga 348,67 GWh sa ishte në shtator 2025.

Rritja e konsumit është evidentuar në amvisëri, sektorin komercial dhe industri.

Amvisëritë konsumuan 200,41 GWh energji elektrike, duke shënuar rritje prej 11,01% krahasuar me vitin paraprak. Sektori komercial regjistroi rritje prej 13,66%, ndërsa industria prej 8,43%.

Sipas strukturës së konsumit, amvisëritë përbënin 51,9% të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike, sektori komercial 30%, ndërsa industria 12,9%.

Prodhimi nga era dhe dielli rritet për 96,23%

Të dhënat e ASK-së tregojnë se prodhimi bruto i energjisë elektrike nga era dhe burimet solare arriti në 38,16 GWh gjatë shtatorit 2026, krahasuar me 19,45 GWh në periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Kjo paraqet një rritje prej 96,23%, ndërsa pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në konsumin e përgjithshëm ishte 11,20%.

Rritje është regjistruar edhe në prodhimin e energjisë nga hidrocentralet, me 31,24%, ndërsa prodhimi bruto nga termocentralet është rritur për 3,81%.

Energjia elektrike bruto në dispozicion gjatë shtatorit arriti në 467,69 GWh, ose 4,42% më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Kosova importoi më shumë energji sesa eksportoi

Sa i përket shkëmbimeve të energjisë elektrike, Kosova gjatë shtatorit 2026 regjistroi import prej 308,37 GWh dhe eksport prej 274,23 GWh, ku përfshihen edhe sasitë e transmisionit.

Krahasuar me shtatorin 2025, importi i energjisë elektrike ka shënuar rënie prej 2,66%, ndërsa eksporti është rritur për 2,24%.

Ndërkohë, prodhimi i thëngjillit gjatë shtatorit ishte 509.853 tonë, duke shënuar rënie prej 1,12% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Të dhënat janë pjesë e raportit zyrtar të ASK-së, të publikuar më 16 nëntor 2026.

You Might Also Like

Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia

Lushtaku nis ndërtimin e rrugës në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme, zgjidhet problemi shumëvjeçar i qasjes në rrugë për shumë familje

Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet

​Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

​“Ngjarje e turpshme”, Kandiq reagon pas skandalit me këngën serbe në Bruksel

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​“Ngjarje e turpshme”, Kandiq reagon pas skandalit me këngën serbe në Bruksel
Next Article Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?