Rreth 600 mace të racave të ndryshme, si dhe disa mace të përziera që janë në kërkim të një familjeje për adoptim, janë bërë pjesë e “SuperCat Show”, një aktivitet dyditor që po mbahet në Romë.
Vizitorët kanë mundësinë të njihen nga afër me një shumëllojshmëri racash, përfshirë Maine Coon, Persiane, Ragdoll, Siameze dhe Siberiane, duke shijuar një ngjarje të veçantë kushtuar adhuruesve të maceve. /AA/





