By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: HAMBURG – Studentët bllokojnë godinat e universitetit, protestojnë kundër militarizimit dhe shkurtimeve në arsim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > HAMBURG – Studentët bllokojnë godinat e universitetit, protestojnë kundër militarizimit dhe shkurtimeve në arsim
Bota

HAMBURG – Studentët bllokojnë godinat e universitetit, protestojnë kundër militarizimit dhe shkurtimeve në arsim

admin
Last updated: 16/11/2026 15:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Hamburg, 16 nëntor, argument.mk/ – Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara (HAW) në Hamburg, kanë protestuar kundër shkurtimeve të fondeve për arsimin, shërbimet sociale dhe shëndetësinë, si dhe kundër rritjes së militarizimit të shoqërisë.

Gjatë protestës, të zhvilluar paraditen e sotme, studentët bllokuan përkohësisht godinën e universitetit në rrugën Alexanderstraße.

Sipas policisë, në protestën pa një leje paraprake, morën pjesë rreth 100 persona. Protesta zgjati rreth tri orë dhe u zhvillua në mënyrë paqësore.

Ndër kërkesat konkrete të protestuesve, është edhe pagesa për periudhat e detyrueshme të praktikës profesionale gjatë studimeve.

Sipas tyre, këto praktika aktualisht nuk paguhen dhe përbëjnë një barrë të konsiderueshme financiare për shumë studentë.

Një tjetër çështje që kundërshtohet është bashkëpunimi i Universitetit të Shkencave të Aplikuara (HAW) me kompaninë e industrisë së armatimeve “Rheinmetall”, në kuadër të programeve të studimit të kombinuar me praktikë në fushën e inxhinierisë elektrike.

Studentët kërkojnë zbatimin e plotë të rregullit të universitetit, që parashikon se kërkimi shkencor dhe mësimdhënia, duhet të kufizohen në qëllime civile dhe të mos përdoren për qëllime ushtarake.

Përmes bllokimit të godinës, studentët kanë ndërprerë përkohësisht veprimtarinë e universitetit, ndërsa ushtruan presion ndaj drejtuesve të tij, me qëllim plotësimin e kërkesave të tyre.

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor

Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit

SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon

Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë

Prodhimi industrial në Eurozonë shënon rritje në shtator, pas katër muajsh rënieje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kina do të nxisë zhvillimin e Zonës së Madhe të Gjirit
Next Article Dyshime për bakterie në produktet e qumshtit, kontrollohet qumështorja në Tetovë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?