By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet
Kosovë

Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet

admin
Last updated: 16/11/2026 16:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 16 nëntor, argument.mk/ – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri hapjen zyrtare të edicionit të 14-të të Javës Globale të Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW2026), organizuar nga Qendra e Kosovës për Inovacion (ICK) nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti tha se ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga dija dhe puna e vet.

“Jemi duke ecur e përparuar mirë si shtet. Në dhjetë vitet e fundit, në Kosovë janë regjistruar mbi 118 mijë biznese. Vitin e kaluar, eksporti ynë i shërbimeve kompjuterike, informative dhe telekomunikuese arriti rreth 400 milionë euro, 14 për qind më shumë se një vit më parë apo me një rritje, që është sa trefishi i rritjes së Bruto Produktit Vendor”, tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi se qëllimi për vitet e ardhshme është një ekonomi që prodhon më shumë, eksporton më shumë dhe krijon vlerë më të lartë, teksa shtoi se një ide e lindur në Kosovë duhet të ketë mundësi të rritet këtu dhe të dalë prej këtu në botë.

“Inovacioni dhe teknologjia, padyshim se do të jenë në qendër të zhvillimit ekonomik të Kosovës, me synim krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve, pra sa më efikase, sa më pak kohë, sa më shumë produktivitet dhe zhvillimin e prodhimeve e shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar e me potencial eksportues”, tha kryeministri Kurti, duke theksuar se për këtë qëllim, do të funksionalizohet Agjencia për Inovacion dhe Ndërmarrësi dhe do të themelohet Fondi për Inovacion, për të mbështetur idetë inovative, startup-et, investimet në kërkim dhe zhvillim (R&D), digjitalizimin dhe përdorimin e teknologjive të avancuara.

Kryeministri Kurti theksoi se do të fuqizohet bashkëpunimi ndërmjet universiteteve, institucioneve hulumtuese dhe sektorit privat për shndërrimin e njohurive shkencore në produkte dhe shërbime konkrete, ndërkaq ndërmarrësit inovativë do të mbështeten përmes programeve të inkubimit dhe përshpejtimit, mentorimit, qasjes në financim dhe lidhjes me investitorë e tregje ndërkombëtare.

Ai tha se vëmendje e posaçme do t’i kushtohet përfshirjes së grave dhe vajzave në inovacion dhe ndërmarrësi, si dhe integrimit më të avancuar të Kosovës në programet dhe rrjetet evropiane të kërkimit dhe të inovacionit. Përkitazi me këtë, kryeministri, theksoi faktin se nga rreth 18 mijë bursa të cilat kanë pasur shumën e gjithmbarshme rreth 20 milionë euro në mandatin e kaluar, mbi 40 për qind kanë qenë për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (STEM), dhe atë mbi 90 për qind për vajzat studente.

“Pra, investimi në dije, arsimim, sidomos në shkenca, e posaçërisht për vajzat dhe për gratë, është investimi që e ka kthimin më të madh në vendin tonë”, u shpreh ai.

You Might Also Like

Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia

Lushtaku nis ndërtimin e rrugës në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme, zgjidhet problemi shumëvjeçar i qasjes në rrugë për shumë familje

​Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

​“Ngjarje e turpshme”, Kandiq reagon pas skandalit me këngën serbe në Bruksel

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Mos e ndalni prodhimin e Cybertruck, na e jepni neve” – oferta e papritur për Teslan
Next Article Messi distancohet nga drejtuesit e futbollit argjentinas për të mbrojtur imazhin e tij
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?