By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Waymo tërheq taksitë pa shofer nga të gjitha autostradat në SHBA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Waymo tërheq taksitë pa shofer nga të gjitha autostradat në SHBA
Auto

Waymo tërheq taksitë pa shofer nga të gjitha autostradat në SHBA

admin
Last updated: 18/11/2026 10:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kompania Waymo ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht qarkullimin e automjeteve të saj pa shofer në të gjitha autostradat e Shteteve të Bashkuara.

Ky vendim vjen pasi shteti i Kalifornisë ndaloi taksitë pa shofer të Waymo-s në autostradat shtetërore, pas një sërë incidentesh të fundit në trafik.

Departamenti i Automjeteve i Kalifornisë (DMV) e justifikoi ndalimin duke përmendur një “rrezik të menjëhershëm për sigurinë publike”, duke iu referuar një incidenti të ndodhur këtë muaj, ku disa automjete pa shofer të Waymo-s hynë në një zonë punimesh në autostradën “US Route 101”.

Waymo deklaroi se po bashkëpunon me zyrtarët shtetërorë “me përkushtim dhe përgjegjësi për të rifilluar operacionet në autostrada”, duke shtuar se nuk ka pasur të lënduar apo përplasje pas incidentit në “US Route 101”, në jug të San Franciskos.

DMV-ja e Kalifornisë theksoi se taksitë pa shofer të Waymo-s përbëjnë rrezik “për shkak të hyrjeve të përsëritura të automjeteve të saj në zona ku po kryhen punime, ku ndodhen punëtorë, mjete dhe pajisje ndërtimi”.

Ndalimi në Kaliforni, i cili hyri në fuqi më 11 nëntor, do të mbetet në fuqi derisa Waymo “t’i vërtetojë departamentit se ka ndërmarrë masa korrigjuese efektive për të adresuar mangësitë që çuan në vendosjen e këtyre kufizimeve”.

Një zëdhënës i Waymo-s u shpreh: “Në përputhje me parimet tona që e vënë sigurinë në plan të parë, ne kemi kufizuar përkohësisht operacionet në autostrada edhe në tregjet e tjera ku operojmë, për të vlerësuar performancën tonë.”

Aktualisht, Waymo ofron shërbime me taksi pa shofer në 15 qytete të SHBA-së, por qarkullimi në autostrada ishte i mundur vetëm në disa prej tyre, përfshirë San Franciskon, Los Anxhelosin dhe Miamin.

Taksitë pa shofer të kompanisë mund të vazhdojnë të qarkullojnë në rrugët e zakonshme urbane.

Në muajin maj, Waymo tërhoqi mijëra automjete autonome në SHBA për shkak të një problemi në softuer, i cili mund të lejonte që mjetet të hynin në rrugë të përmbytura.

Në të njëjtin muaj, disa makina të Waymo-s u panë duke lëvizur nëpër një rrugë pa dalje në Atlanta, Georgia, në orët e hershme të mëngjesit.

You Might Also Like

Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë

“Mos e ndalni prodhimin e Cybertruck, na e jepni neve” – oferta e papritur për Teslan

Spyker rikthehet në skenë me një superveturë, synon të sfidojë Bugattin

As AMG, as Maybach – Mercedes-Benz po përgatit një version krejt tjetër të SL

Ford paralajmëron rikthimin e Mustang Cobra-s në vitin 2027

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E pyetën nëse ishte shqiptar dhe më pas e shanë, Vata tregon prapaskenat me lojtarët e Kosovës
Next Article Një aeroplan ngeci në bar, në aeroportin Heathrow të Londrës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?