By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Mbi 80% e aktiviteteve për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë përmbushur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti: Mbi 80% e aktiviteteve për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë përmbushur
Kosovë

Kurti: Mbi 80% e aktiviteteve për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë përmbushur

admin
Last updated: 18/11/2026 13:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 18 nëntor, argument.mk/ – Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e Samitit Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, ku ka prezantuar masat dhe rezultatet e Qeverisë për avancimin e të drejtave dhe përfshirjen e këtyre komuniteteve në shoqëri.

Kurti ka thënë se barazia nuk arrihet njëherë e përgjithmonë, por duhet të ndërtohet dhe të mbrohet çdo ditë, duke theksuar se përfshirja e komuniteteve nuk është privilegj, por e drejtë e çdo qytetari dhe detyrim i shtetit

Gjatë fjalës së tij, ai ka bërë të ditur se, sipas raportit për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për periudhën 2022-2026, mbi 80 për qind e aktiviteteve janë përmbushur plotësisht, 11 për qind pjesërisht, ndërsa 9 për qind mbeten ende për t’u realizuar.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kurti ka veçuar investimet në arsim, duke njoftuar se për vitin akademik 2025-2026 janë ndarë 477 bursa në vlerë prej 190 mijë e 800 eurosh, ndërsa për vitin shkollor 2026-2027 janë ndarë 494 bursa për nxënësit e këtyre komuniteteve.

Ai ka bërë të ditur edhe rritjen e buxhetit për 54 qendrat mësimore, të cilat menaxhohen nga 10 organizata joqeveritare. Sipas tij, buxheti është rritur nga 250 mijë në 370 mijë euro, ndërsa mbi 2 mijë e 600 fëmijë pritet të përfitojnë mbështetje gjatë këtij viti shkollor.

Në fushën e banimit, Kurti ka deklaruar se janë ndarë rreth 37 milionë euro për ndërtimin e banesave sociale, si dhe për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive të familjeve në gjendje të cenueshme.

Sa i përket punësimit dhe përfaqësimit institucional, kryeministri ka bërë të ditur se që nga viti 2022 janë shtuar 37 pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Policinë e Kosovës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të punësuarve në 70.

Ndërkaq, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë të punësuar 25 pjesëtarë të komunitetit ashkali, 10 të komunitetit egjiptian dhe dy të komunitetit rom.

Kurti ka përmendur edhe krijimin e Platformës Kombëtare për Mbrojtje nga Diskriminimi, përmes së cilës qytetarët mund të raportojnë rastet e diskriminimit, gjuhën e urrejtjes dhe refuzimin diskriminues të shërbimeve.

Sipas tij, deri më tani përmes kësaj platforme janë raportuar 80 raste të diskriminimit, ndërsa 856 zyrtarë publikë dhe gazetarë janë trajnuar për identifikimin dhe parandalimin e antigjipsizmit.

Kurti po ashtu ka theksuar se në Kosovë nuk duhet të ketë vend për diskriminim dhe pandëshkueshmëri, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian jo vetëm në zbatimin e politikave, por edhe në proceset e vendimmarrjes.

You Might Also Like

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

Fëllanza Podrimja emërohet zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Sveçla: Aplikimi për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online përmes e-Kosovës

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes takon drejtorin e NALT-it në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sveçla: Aplikimi për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online përmes e-Kosovës
Next Article Chelsea planifikon një sulm të çmendur prej 180 milionë eurosh për dy yjet e Barcelonës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?