By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadori Malaj: Integrimi në BE, objektiv strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ambasadori Malaj: Integrimi në BE, objektiv strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit
Shqipëri

Ambasadori Malaj: Integrimi në BE, objektiv strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit

admin
Last updated: 28/11/2026 12:46
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 18 nëntor, Argument – Integrimi evropian i Shqipërisë është një objektiv strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit, ndërsa rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian kërkon vijimin e reformave dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Kështu u shpreh ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, gjatë një ligjërate në Kolegjin AAB në Prishtinë, me temë “Aspirata evropiane e Shqipërisë: nga sfidat historike të shekullit XX, te sfidat gjeopolitike të shekullit XXI”.

Në kuadër të aktivitetit “Albania’s European Week”, Malaj, së bashku me ministren këshilltare Pranvera Teli, diskutoi me studentët dhe stafin akademik mbi procesin e integrimit evropian, ecurinë e negociatave dhe reformat transformuese në Shqipëri.

Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike dhe ndërtimit të një ekonomie konkurruese, si elemente thelbësore për avancimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Vëmendje iu kushtua gjithashtu rolit të të rinjve dhe universiteteve në këtë proces, si dhe perspektivës së përbashkët evropiane të Shqipërisë dhe Kosovës.

Përpara ligjëratës, ambasadori Malaj u prit nga rektori i Kolegjit AAB, Blerim Olluri. Në përfundim të aktivitetit, ai zhvilloi edhe një takim me akademikun Lulëzim Tafa, duke shprehur mirënjohjen për mikpritjen dhe bashkëbisedimin me pedagogët, stafin dhe studentët e kolegjit.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 76.7 miliardë lekë për Mbrojtjen në vitin 2027, financimi arrin në 2.61% të PBB-së
Next Article IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaporta: Standard i ri ndërkombëtar, rritet siguria dhe besueshmëria

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?