By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xherdan Shaqiri flet sërish për festimin ndaj Serbisë, tregon pse e bëri shqiponjën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Xherdan Shaqiri flet sërish për festimin ndaj Serbisë, tregon pse e bëri shqiponjën
Sport

Xherdan Shaqiri flet sërish për festimin ndaj Serbisë, tregon pse e bëri shqiponjën

admin
Last updated: 28/11/2026 12:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Xherdan Shaqiri ka folur sërish për festimin e famshëm me shqiponjë në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë në Kupën e Botës 2018, duke rikujtuar emocionet dhe tensionet që e shoqëruan atë moment.

Ish-futbollisti shqiptar theksoi se gjithçka kishte ndodhur në një atmosferë të tensionuar, me provokime para dhe gjatë ndeshjes, ndërsa shtoi se qëllimi i tij kryesor kishte qenë fitorja në aspektin sportiv dhe jo politik.

“Besoj se mediat kanë shkruar shumë për këtë çështje. Ka pasur provokime para dhe gjatë ndeshjes. Në fund, për mua ishte e rëndësishme të fitoja në aspektin sportiv, jo politik, edhe pse më pas gjithçka mori një dimension politik”, u shpreh Shaqiri.

Ai pranoi se festimi ishte një reagim emocional, i ndikuar nga gjithçka që kishte ndodhur para dhe gjatë përballjes. Shaqiri përmendi edhe Granit Xhakën dhe Stephan Lichtsteinerin, të cilët gjithashtu kishin bërë gjestin e shqiponjës, duke theksuar se në atë moment emocionet kishin qenë të shumta.

“Po, ishte një reagim emocional. Pas gjithë asaj që ishte shkruar dhe provokimeve që kishin ndodhur, besoj se të gjithë e tepruam, përfshirë edhe mediat”.

“Shumë zviceranë nuk e kuptuan dhe nuk e njihnin historinë që qëndronte pas këtij veprimi, arsyen pse unë, Graniti dhe Stephani e bëmë atë gjest. Besoj se kishte shumë emocione të përfshira”, deklaroi ai.

Shaqiri, megjithatë, mendon se sot ky veprim nuk do të kishte të njëjtën peshë dhe nuk do të konsiderohej aq i rëndë sa në atë kohë.

“Mendoj se sot ky veprim nuk do të konsiderohej aq i rëndë”, përfundoi futbollisti.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: 51 milionë euro nga kontributet e qytetarëve nuk janë transferuar në shtyllën e dytë të pensioneve
Next Article GTA 6 vjen me dy çmime, ja sa duhet të paguani për lojën e shumëpritur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?