By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Real Madridi përgatit kontratë historike për Bellinghamin, paga e tij do të jetë marramendëse
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Real Madridi përgatit kontratë historike për Bellinghamin, paga e tij do të jetë marramendëse
Sport

Real Madridi përgatit kontratë historike për Bellinghamin, paga e tij do të jetë marramendëse

admin
Last updated: 28/11/2026 12:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Real Madridi po përgatit një kontratë të re me kushte dukshëm më të mira financiare për Jude Bellinghamin, duke synuar ta shpërblejë mesfushorin anglez për rëndësinë që ka në skuadër.

Sipas raportimeve të mediumit spanjoll AS, Bellingham pritet të përfitojë një pagë prej rreth 575 mijë eurosh në javë, që përkthehet në afro 29.9 milionë euro në vit.

Me këtë rritje, 23-vjeçari do të afrohej ndjeshëm me nivelin më të lartë të pagave në klub, ku aktualisht renditen Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe.

Marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit mes palëve ishte arritur që në tetor. Kontrata aktuale e Bellinghamit, të cilën e kishte nënshkruar pas transferimit nga Borussia Dortmundi në vitin 2023, ishte e vlefshme deri në vitin 2029. Megjithatë, marrëveshja e re parasheh zgjatjen e saj edhe për dy sezone të tjera, deri më 30 qershor të vitit 2031.

Ndryshimi i fundit lidhet kryesisht me përmirësimin e kushteve financiare. Deri më tani, paga e anglezit vlerësohej në rreth 400 mijë euro në javë, ndërsa shifra e re prej 575 mijë eurosh do të përfaqësonte një rritje prej afërsisht 44 për qind.

Me këtë pagë, Bellingham do t’i afrohej ndjeshëm Vinicius Juniorit dhe Kylian Mbappes, të cilët, sipas vlerësimeve të publikuara, përfitojnë rreth 600 mijë euro në javë, apo 31.25 milionë euro në vit.

Rëndësia e mesfushorit anglez në planet e klubit është reflektuar edhe në rolin e tij në fushë. Nën drejtimin e Jose Mourinhos, Bellingham është aktivizuar më afër zonës kundërshtare, kryesisht si mesfushor ofensiv në skemën 4-2-3-1, duke pasur më pak përgjegjësi në fazën më të tërhequr të lojës.

Ky ndryshim i ka dhënë më shumë hapësirë për të kontribuar në sulm. Gjatë këtij sezoni, anglezi ka regjistruar pesë gola dhe katër asistime, duke rikthyer një pjesë të rolit ofensiv që kishte në sezonin e tij të parë me fanellën e madrilenëve.

Pas sigurimit të vazhdimësisë së Arda Gulerit deri në vitin 2032, Real Madridi po vazhdon punën për të blinduar futbollistët që i konsideron pjesë të rëndësishme të projektit afatgjatë.

Në këtë drejtim, Bellingham mbetet një prej emrave kryesorë në planet e Florentino Perezit, ndërsa kontrata e re pritet ta mbajë atë në ‘Santiago Bernabeu’ deri në moshën 28-vjeçare.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pse antibiotikët nuk bëjnë efekt kundër gripit dhe ftohjes?
Next Article Lafçiski në takimin e shefave të shtabeve të përgjithshme të vendeve anëtare të Iniciativës për Bashkëpunim në Mbrojtje – DECI

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?