By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kumbaro: Mbi 20 mijë mësues të trajnuar nga Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kumbaro: Mbi 20 mijë mësues të trajnuar nga Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional
Shqipëri

Kumbaro: Mbi 20 mijë mësues të trajnuar nga Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional

admin
Last updated: 28/11/2026 12:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 nëntor, Argument – Në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional 2026 deri më tani janë trajnuar 20 300 mësues.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha sot se në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar dhe 9 universitetet publike do të vijojmë të mbështesim zhvillimin profesional të mësuesve dhe rritjen e cilësisë në arsim edhe përmes buxhetit të ri të vitit 2027, ku Ministria e Arsimit do të financojë trajnimin e mësuesve me metodat bashkëkohore të mësimdhënies.

Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional synon të mbështesë mësuesit përmes trajnimeve dhe zhvillimit të vazhdueshëm të kompetencave profesionale, duke e konsideruar forcimin e rolit të tyre një element të rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Pedagogët dhe profesorët me ekspertizën e tyre po japin një mbështetje të vazhdueshme dhe të personalizuar për mësuesit, duke garantuar një zhvillim profesional cilësor dhe të orientuar drejt praktikës.

Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve (PKZHPM) 2026–2028 është një përgjigje strategjike ndaj nevojave aktuale të sistemit arsimor, të identifikuara përmes analizave të thelluara të ndryshimeve kurrikulare, të rezultateve të analizës së nevojave të mësuesve dhe të sfidave që lidhen me zbatimin e programeve të rishikuara në të gjitha lëndët.

Ky program vendos në qendër rritjen profesionale të mësuesve si mjet për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe për forcimin e ndikimit të tyre në rezultatet e të nxënit të çdo nxënësi.

Përveç përmirësimit të njohurive dhe praktikave mësimore në fushat kurrikulare, zhvillimi profesional i mësuesve përfshin me prioritet edhe përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale për zhvillimin e praktikave shkollore, komponentët etikë, socialë dhe gjithëpërfshirës të profesionit të mësuesit. Integrimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në shkollë hap një horizont të ri mundësish për të nxitur suksesin e çdo nxënësi.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Toshkovski në Dubai pranoi çmimin “Excellence in Road Safety” për projektin “Qyteti i Sigurt”
Next Article Balla dhe Braçe prezantojnë projektligjin: Zbritje deri në 30% të tatimit mbi fitimin për sponsorizimet në sport dhe kulturë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?